Përplasen makinat në aksin Elbasan-Peqin, 2 të plagosur rëndë (foto)

Saturday, 16 June 2018 10:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku dy makina janë përplasur “kokë më kokë”.

Ngjarja regjistrohet të ketë ndodhur në qendër të fshatit Pajovë, ku një automjet tip ‘Benz’ me targë AA 887 RC është përplasur me një Volsvagen Touran me targë AA 729 NM.

Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në ‘Benz’.

Të lënduarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 13:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...