I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet në Tiranë 47-vjeçari (Emri)

Saturday, 23 June 2018 09:11

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas burimeve zyrtare ai është dënuar për veprimtari në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Modifikuar më Saturday, 23 June 2018 09:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...