24-vjeçari vrau 8 persona të fisit për ushqimin e pulave (FOTO)

Premte, 10 August 2018 19:38

 Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë, ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur.

Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. RENEA, FNSH, DELTA FORCE kanë blinduar fshatin. 

Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.

"Shqiptarja.com" mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë ushqimi për pulat. Pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...