“Monstra” që vrau 8 persona në Vlorë lihet në qeli më vete, ja shkaku

E mërkurë, 15 August 2018 19:01

Menjëherë pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, Ritvan Zykaj u dërgua drejt ambienteve të paraburgimit në Vlorë, nga ku mësohet se është vendosur në një qeli i vetëm.

Burime nga Policia kanë konfirmuar per "Panorama" se duke qenë se ende nuk ka një raport zyrtar të ekzaminimit të tij mendor, është vendosur që ai të qëndrojë i vetëm për të shmangur ndonjë përplasje në qeli.

Por, që pas seancës gjyqësore, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë kushërinjve të tij nuk ka dashur të dalë më nga qelia.

Ai nuk ka pranuar të dalë as në orarin e ajrimit në ambientet e oborrit, duke dashur të qëndronte i vetëm dhe i izoluar gjatë të gjithë kohës.

Ndërkaq, siç mësohet, ai nuk e ka refuzuar ushqimin. Edhe në ambientet e paraburgimit, atij nuk i ka shkuar asnjeri ta takojë.

Ende mban rrobat, me të cilat u paraqit në Gjykatë, ku një bluzë siç mësohet ia kishin dhënë efektivë të Policisë së Vlorës. As prindërit, as i vëllai apo e motra dhe as ndonjë i afërt tjetër nuk janë paraqitur për ta vizituar atë apo për t’i sjellë ndërresa të tjera

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...