Mësuesit, të tronditur në këtë fillim të vitit shkollor, duan të dinë të vërtetën

Diel, 09 September 2018 19:08

Nga Ilirian  Demiri

Mësuesin askush nuk e vërshëllen. Bile, kënaqësinë e vetme duke nisur nga Ministrja e Arsimit, e kanë kur e fyejnë, apo e poshtërojnë. Tashmë, duke qenë i nëpërkëmbur, i denigruar  dhe i keqpaguar, të gjithë të rinjtë i largohen këtij sektori.

Mësuesit një ditë më parë u tromaksën kur ua treguan se, Ministrja  ka urdhëruar që mësuesve të mos u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Është një barbari ekstreme ky dhunim financiar. Natyrisht nëse  është e vërtetë. Për këtë Ministrja e arsimit duhet të reagojë menjëherë. Nëse kjo është  e vërtetë, Lindita Nikolla duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe ndaj saj duhet të nisë  ndjekja penale. Mjaft më  me idiotizma ekstreme  që gjithnjë i kryejnë pushtetarët duke poshtëruar hallexhinjtë. Sepse Shqipëria nuk është vetëm e tyre.  

Është e vërtetë që puna në të zezë në këtë Shqipërinë tonë, është një fenomen I shtrirë gjerësisht kudo. Po, ama, në sektorin privat. Nëse, ky detaj idiotesk do të jetë I pranishëm edhe në sektorin shtetëror, është një paralajmërim se gjithçka  në këtë gjysmë shtet ka përfunduar  dhe secili të nisë t’i dalë zot vetes.  

Veprimet  më shumë  se qesharake  në   sektorin e arsimit ndjekin njëri tjetrin.  Një grindje mes palopolitikanëve  pse  dëftesat shpërndahen me vonesë  u regjistrua  në muajin korrik. Aq sa palopolitikanët tanë kërcënuan njëri tjetrin  se do të takoheshin në gjyq. Ndërsa shqiptarët e shkretë mbetën të tromaksur. Sepse, prej vitesh dëftesat e mbarimit të vitit shkollor, jepeshin kur  niste viti I ri shkollor. Këtë gjë e dinin të gjithë, I madh dhe I vogël, Këtë nuk e dinin  për turp të zotit vetëm palopolitikanët  albanezë.      

Sido të rrjedhin ngjarjet e këtij budallallëku   arsimor, I gjithë komuniteti  shqiptar është mjaft I shqetësuar  me situatën në të cilin ndodhet  sektori arsimor. Një sektor  tashmë I shkatërruar krejtësisht. Bie fjala, edhe nëse nxënësi është krejtësisht analfabet, apo  nuk vijon shkollën, nëse është i regjistruar, ai  do të kalojë klasën. Tashmë fenomeni I mbetjes së ndonjë nxënësi në klasë  është harruar krejtësisht nga prindërit dhe nga mësuesit. “T’ia mbajë ndonjë mësuesi të ngelë një nxënës që është krejtësisht analfabet. Nuk dihet çfarë do ta gjejë. Ndoshta largimi nga shkolla”,- tregojnë vetë mësuesit për nivelin e vërtetë ku ndodhet arsimi albanez.

Me mësuesin mund të tallet kujt I qohet. Ja, bie fjala, u kujtua Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit të tallen me mësuesin në prag të festës së vitit të kaluar. Në çdo takim që kryenin me mësuesit u përbetoheshin se, “rilindja do të rrisë këtë mandat pagën e mësuesit në masën 40 për qind, pra çdo vit nga 10 për qind. Për vitin 2018  gjithçka është miratuar në buxhet, ndërsa paga e re do të nisë që në muajin korrik”,- na gënjente Ministrja në çdo takim. Po korriku e gushti ikën me vapën e madhe, ndërsa për rritjen e pagës nuk u kujtua askush. Aq  më pak ministrja.

Tashmë ajo duhet të na tregojë ndonjë të vërtetë nga thesi I madh I saj I gënjeshtrave. “Sepse jemi të përmbytur nga gënjeshtrat e saj, ndaj  duam të shpëtojmë veten tonë”,- thonë mësuesit.  Sipas tyre,  budallallëqet  duket haptazi  se e kanë mbuluar  gjithë arsimin. Budallallëqe që nuk eliminohen  as me portale “mësues për Shqipërinë”, as me testime, apo  blerje  kreditesh, siç po ndodh edhe tani. Sepse mësuesit paguajnë si frengu pulën sa herë u kërkohet  të kryejnë konsulta për efekt kreditesh. Për dy orë  duhet të paguajnë 1000  lekë. Po  buxheti  I Ministrisë për çfarë shërben ?  Sepse mësuesit paguajnë nga  xhepi I tyre për regjistrin e notave, për pak bazë materiale për mësimin, për blerjen e topave  për të zhvilluar orët e fiskulturës etj, etj.

Është bash kjo arsyeja që shqiptarët gjithnjë e më shumë vëmendjen e kanë përqendruar te dërgimi i fëmijëve të tyre për studime jashtë vendit. Këtë e bëjnë kollaj oligarkët dhe palo politikanët tanë. Ndërsa të varfrit që janë shumica në këtë vend  detyrohen të marrin kredi për dërgimin e fëmijëve jashtë vendit. Aq sa këtë vit shkollor më shumë se një e treta e maturantëve  ia kanë mësyrë universiteteve të huaja.  Duket sikur asnjë nuk ka besim të universitetet tona.

Në gjendjen ku ka rënë arsimi gjithçka të flasësh  duket groteske  dhe tragjike njëherësh.  Pasi vazhdon  pa ndërprerje   portali  “mësues për Shqipërinë”. Bile ka mësues që kanë hyrë disa herë në të tilla  portale për  të rritur shkallën më të lartë.  Po ende janë jashtë.  Kjo ka bërë që tashmë janë jo të paktë mësuesit që e vlerësojnë arsimin si sektori ku  politika e qelbur  albaneze  e ka më të lehtë të lajë  m…tin  me sh…rrë. Këtë e tregon edhe çfarë mësuan  sot mësuesit e shkretë që vlerësohen si skllevërit e fundit të këtij fillim shekulli.  Po pavarësisht si I vlerësojnë të tjerët Ministrja e Arsimit duhet urgjent  t’u  tregojë të vërtetën mësuesve. Pasi nesër mund të sëmuren  dhe të mbeten në dyert e spitalit  krejtësisht të braktisur. Apo mund të dalë në pension dhe do të tmerrohet kur t’i thonë: ke punuar vetëm në të zezë, ndaj të takon  vetëm një pension minimal sa të mos të të dalë as për  kafen e mëngjesit.

Ministre! Nisë ditën sot  me shpjegimin se, cila është e vërteta? 

                                                                                                                                       

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...