‘Rrëzoi’ Saimir Tahirin, Dritan Zagani pyet sa paguan ‘Rilindja’ për të përgënjeshtruar veten

Saturday, 13 October 2018 15:51

Debati i fundit që po zhvillohet rreth çështjes “Babale” pas publikimit të videos së dytë nga ana e deputetit të PD-së Ervin Salianji ku flitet dhe për qindra mijëra euro që palët do të paguanin që ta kishin “në anën e tyre” Fredi Alizotin, nuk i ka shpëtuar pa komentuar dhe Dritan Zaganit.

Ish oficeri i antidrogës përmes një postimi në rrjetet  sociale ka ironizuar situatën duke shkruar se edhe atij i ka lindur një ide për të bërë para.

Duke iu referuar akuzave të qeverisë ndaj tij se ai ishte i paguar kur artikuloi publikisht akuzat për Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt, Zagani tani ka një pyetje dhe një kërkesë.

Postimi i plotë:

Duke pare e degjuar nga te gjitha anet situaten e sotme ne vendin tim lidhur me pagesat qe perfliten per cdo video qe qarkullon,me lindi nje ide te bej naj lek se po me kalon jeta pa leke fare…!

Meqe pretendimet e rilindjes se jam paguar mire nga PD per gjithe sa kam bere e thene deri me sot per mua eshte shpifje, dhe per faktin se as token ne fjale se kam, le pastaj leke apo euro, si dhe duke marre shkas nga keto pagesat e majme qe dolen keto dite per videot “Babale”,une kam nje pyetje (kerkese) per ta…!

“Sa eshte pagesa po te bej nje video ku te pergenjeshtroj veten dhe te akuzoj kundershtaret se me kane paguar ata qe te flas keq(pra te shpif) per Rilindjen,Sajen dhe lidhjet e tyre me trafikun e droges ne keto 5- vjet rilindje”.

Videon e bej dhe tekstin le ta shkruaje Taotao ose edhe vete Fugsi i vogel, per mua ska problem,por sqaroj se nuk marr dot persiper te pergenjeshtroj antimafien dhe shtetin italian lidhur me ceshtjen…!

P.s…une sdua 200 mije euro, kenaqem me gjysmat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...