Ja si bëhen 20 mijë euro për 3 muaj! Prokurori Gent Osmani tregon ‘sekretin’

Diel, 14 October 2018 21:32

Prokuroria i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, jo vetëm që tregoi “vlerat” e tij në shërbim të pushtetit, por ka edhe disa cilësi se si mund të bëhesh milioner brenda pak javësh. Në deklaratat e tij të pasurisë, të bëra publike gjatë procesit të Vetingut, prokurori i Krimeve të Rënda rezulton se ka fituar jo pak, por plot 20 mijë euro brenda 3 muajve, pa pasur asnjë aktivitet fitimprurës përveç pagës.
Në shtator të vitit 2016, prokurori Gentian Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 72 m2, me vlerë 63.800 euro. Pagesën për blerjen e këtij apartamenti, sipas vetëdeklarimit të Osmanit e ka kryer me para nga tre burime të ndryshme: 1. Një pjesë nga kursimet e tij ndër vite; 2. Rreth 20 mijë euro i ka marrë hua tek një person, pa kontratë noteriale, por vetëm me një deklaratë të shkruar me dorë; 3. Pjesën tjetër e deklaron si “dhuratë” nga vjehrri.
Pasi ka blerë këtë apartament, prokurori Osmani e ka rivlerësuar atë pranë Hipotekës së Tiranës. Vlera e apartamentit, sipas rivlerësimit të kryer në nëntor 2016, arrinte në vlerën e 80 mijë eurove.
Pasi ka marrë dokumentin e rivlerësimit në dorë, prokurori Osmani e ka shitur këtë apartament në dhjetor 2016, pra vetëm 3 muaj pasi e ka blerë, në vlerën 80 mijë euro.

Në këtë mënyrë, ai arriti me shkathtësi që të siguroj rreth 20 mijë euro, brenda një kohe shumë të shkurtër, brenda 3 muajve.


Më tej, këto para, prokurori i ka shfrytëzuar për të blerë një apartament, me sipërfaqe më të madhe se e para. Në vitin 2017, Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 92 m2, me vlerë 82 mijë euro. Si burim për blerjen e këtij apartamenti, prokurori deklaron shumën e përfituar nga shitja brenda 3 muajve e apartamentit të mëparshëm.
Kjo duket si një manovër interesante e prokurorit Osmani për të rritur hapësirën e banimit për familjen e tij. Por, veprime të tilla përfshihen ndër rastet tipike, për të cilat Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka ngritur alarmin se janë skema që përdoren për pastrimin e parave të pista, që rrjedhin nga krimi dhe korrupsioni.
Prokurori Gentian Osmani u përfshi në procesin e Vetingut, në korrik 2017, për shkak se ai përfshihet në listën e subjekteve prioritarë, si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e mori në shqyrtim rastin e tij nuk konstatoi asnjë problematikë në deklarimin e pasurisë së prokurorit Osmani dhe vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Komisioni i Vetingut, megjithëse zbuloi probleme të shumta në verifikimin e Osmanit, ngriti kartonin jeshil për karrierën e tij, gjë e cila shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Vëzhguesit ndërkombëtarë të procesit të Vetingut nuk ishin aspak dakord me konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, për shkak të gjetjeve gjatë procesit të rivlerësimit. Për këtë arsye, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin e tij në detyrë.
Deri më tani, KPK ende nuk e ka zbardhur vendimin e plotë, me anën e të cilit do të paraqesë argumentat se përse vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Pas publikimit të vendimit të plotë të KPK-së, Komisioneri Publik ka 15 ditë kohë për të bërë ankim pranë Kolegjit të Apelimit.

Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...