Bllokohet mish dhe peshk në tregun e Milotit, tregtoheshin në kushte skandaloze

Hënë, 15 October 2018 12:24

Në kuadër  të vënies në kontroll të tregjeve mbarë vendit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka bllokuar sot disa subjekte  në qytetin e Milotit. Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Më saktësisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje të sigurisë ushqimore.

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili. Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...