×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Historia e dhimbshme/ Dhunohet çifti i invalidëve në Korçë: Më thanë hidhi në gjyq, s’kam as para as këmbë të shkoj në gjykatë

Tuesday, 16 October 2018 13:45

Një histori e trishtë që s’kapërdihet dot është kjo e çiftit Meçolli nga një fshat pak kilometra larg “Parisit të Vogël”, Korçës. Mehmeti prej 30 vitesh jeton zvarrë, pasi këmbët e tij u paralizuan nga një aksident i rëndë. Elvira po ashtu e sëmurë rëndë, invalide e plotë. Ata jetojnë në kushte skandaloze, por jo vetëm. Në mënyrë të përsëritur ata të janë dhunuar na fqinji i tyre A. Meçolli për një konflikt pronësie. Edhe pse kanë denoncuar në polici asnjë masë nuk është marrë. Dhunuesi, njëkohësisht edhe ish kryeplak i fshatit qëndron i qetë për shkak të njohjeve me pushtetin. Ai ka ndërtuar një mur që shkakton lagështi në banesën e çiftit, ndërsa ka zaptuar edhe gjysëm metër tokë.

“Më ka dhunuar fqinji tre herë, më ka parë kunata kur më dhunonte. Jam ankuar disa herë por asnjë masë nuk u mor. Në prokurori më thanë hidhi në gjyq, unë s’kam as para as këmbë të shkoj në gjykatë”, u shpreh Elvira ndër të tjera për gazetaren e ‘Fax News’ Ledjona Xheladinaj.

Të vetëm në banesën e rrënuar ndërsa kushtet janë ç’njerezore ata ndiehen të braktisur nga shteti si ekonomikisht por edhe për konfliktin e pronës. Ata bëjnë apel për zgjidhje.

Prej disa vitesh çifti Meçolli janë në konflikt pronësie me fqinjin e tyre. Edhe pse toka dhe banesa është në pronësi të çifit Meçolli , askush nuk do tja dijë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të cilët kanë ndërtuar familjet e tyre në emigrim./ fw

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...