Transportonte 97 kg kanabis, arrestohet shoferit të linjës Sarandë-Athinë

E Enjte, 08 November 2018 19:12

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes u sekuestruan 97 kg kanabis. Droga u sekuestrua gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në Kalpaq të Janinës, në një autobus të linjës Sarandë - Athinë.

Burimet policore bënë të ditur se sasia e lëndës narkotike ishte futur në bagazhet e autobusit, sapo ai ka dalë nga dogana greke në Kakavijë, e pasi kaloi me sukses kontrollet në të dyja anët e doganës.

Policia kishte informacion për transportin e lëndës narkotike, madje e kishin lënë në ruajtje drogën, në vendin e quajtur “Ktizmata”, në pritje të personit që do ta transportonte atë. Pasi e ka ngarkuar lëndën narkotike, drejtuesi i autobusit me targa të Sarandës, 34-vjeçari Fation Osmani u ndalua në postbllokun e Kalpaqit.

Policia tha se kishte nën vëzhgim prej shumë kohësh 34-vjeçarin, pasi ai dyshohet se ishte anëtar i një organizate të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lënda narkotike, shuma prej 900 euro “cash” dhe dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa autobusi do t’i dorëzohet kompanisë së udhëtarëve brenda pak ditësh. Gjykata e Janinës vendosi që 34-vjeçari Fation Osmani të lihet në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...