Shërbimi shëndetësor katastrofë, spikat Urgjenca Mjekësore

E Enjte, 08 November 2018 19:51

Nga Bardhi Spahia

Ne situaten katastrofike ku ndodhet shërbimi shëndetësor publik ne Shqipëri padyshim Urgjenca Mjekesore spikat si nder me problematiket. Një shërbim jetësor qe u shnderrua ne inekzistent nga fundi i vitit 2015 me krijimin e Urgjencës Kombetare. Nje raport i fundit i KLSH citon se; "auditimi ka zbuluar se në automjetet që përdoren si autoambulanca nga urgjenca mjekësore u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.

Duke listuar disa nga problematikat e evidentuara KLSH thekson në raport se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar kjo edhe për disa arsye:

1-Ende numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm.

2-Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në gjithë territorin"

Aktualisht nga 10 ambulancat e Spitalit te Shkodres njëra është krejtësisht jashtë funksionit dhe vetem 2 jane funksionale e plotësojnë kushtet minimale për te ofruar shërbim. Nuk jane te pakta rastet kur njerëzit kane humbur jetën për shkak te mungesave ne ambulancat e Urgjencës Kombëtare. Kaq do mjaftonte ta linte pa gjumë ministren dhe te kuptonte qe ka te beje me jete njerëzish. Ndërkohë Ministrja Manasterliu vazhdon shown ne spitalet e vendit. Sot me pafytyrësi ne Spitalin Rajonal te Shkodres shpalosi "strategjinë" për te stimuluar mjeket qe mos braktisin vendin. Realiteti është krejt ndryshe. Sondazhi me i fundit rezultonte me 78% te mjekeve qe duan te ikin jashtë vendit ku shumicën dërrmuese e përbenin specialistet

Ministrja Manastirliu bashke me shefin e saj Rama dhe anëtaret e tjerë te bandës "rilindja" do te mbahen mend si strateget e zbrasjes se vendit nga qytetaret dhe kryesisht nga rinia dhe intelektualet. Si kurrë me pare ne historinë e Shqipërisë këto 5 vite mjeket u denigruan dhe u detyruan te marrin rrugët e botes për një jete me te mire duke u kthyer ne simbolin e depresionit te thelle te shoqërisë tone dhe humbjen e shpresës për shqiptaret. Strategjia e vetme qe ka ofruar deri me tani ministrja dhe banda e saj është korrupsioni, paaftësia, bashkëpunimi dhe mbështetja pa kufi e krimit qe ka mbyt qytetin e Shkodres dhe mbare Shqipërinë dhe sulmi agresiv, selektiv dhe denigrues ndaj bluzave te bardha atyre pak mjekeve qe nuk kane ikur, qe nuk kane aplikuar ende si azilkërkues apo me keq akoma qe kane zgjedhur te kthehen ne Shqipëri. Mashtrimi, babezia dhe paaftësia janë simboli i "rilindjes" dhe kjo me mire se kudo shikohet tek shëndetësia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...