Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” për lejen e prindërimit

Premte, 09 November 2018 07:03

Në Shqipëri gratë që behën nëna përfitojnë leje prindërimi për 52 javë, edhe pse jo të paguara me 100% të pagës. Kohëzgjatja e lejes së prindërimit për gratë në Shqipëri është ndër më të gjatat në botë dhe Europë. Megjithatë nuk ndodh e njëjta gjë me lejen e prindërimit te burrat, ku leja e prindërimit është 3 ditë me pagesë të plotë. Në krahasim me vendet e BE-së, renditet ndër vendet me kohëzgjatje të shkurtër të lejes së prindërimit, pas Sllovakisë, Maltës dhe Luksemburgut.

Në një artikull të punuar nga Rrjeti Europian i Gazetarisë së të Dhënave mbi të drejtat e prindërimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve doli në përfundimin se shumë baballarë delegojnë aktivitetin e tyre të kujdesit te bashkëshortet, të cilat mbeten jashtë tregut të punës. Kjo është një situatë jo homogjene e të drejtave dhe detyrave dhe për këtë arsye leja prindërore po ndryshon në shumë vende të Bashkimit Europian.
Leja e atësisë, si funksionon ajo në Evropë?
Për këtë arsye, Komisioni Europian në vitin 2017 paraqiti propozimin për një direktivë mbi balancën midis jetës profesionale dhe familjare për prindërit dhe ofruesit e kujdesit, gjë që sugjeron shtetet anëtare, ndër të tjera, të miratojnë një minimum prej 10 ditësh të pushimit të detyrueshëm të atësisë.
Aktualisht pothuajse të gjitha vendet e BE-së garantojnë këtë të drejtë, me një kohëzgjatje mesatare prej 11 ditësh. Sllovenia qëndron me 30 ditë deri në 90% të pagës, Rumania me 15 deri 100% (me kusht që babai merr një kurs për kujdesin ndaj fëmijëve) dhe Bullgaria me 15 ditë deri në 90%. Vendet e Ballkanit janë larg standardeve evropiane: pushimi i atësisë është pothuajse më pak se 7 ditë, dhe në disa raste as nuk paguhet. Nga ana tjetër, edhe Italia nuk respekton udhëzimet e BE-së, me vetëm 5 ditë pushim për baballarët e rinj.
Megjithatë, sipas një studim nga Eurofound në 23 nga 28 vende të BE-së vetëm 10% e prindërve vendosin të marrin leje për të lënë punën me rastin e lindjes së fëmijës së tyre, me një spektër që varjon nga 0,02% në Greqi në 44% të Suedi.
Faktor që ndikon në vendimmarrjen e  burrave janë disa, përveç atij kulturor.
Së pari, faktori ekonomik: niveli i ulët i kompensimit ndikon në marrjen ose jo të lejes së atësisë.
Lejet e lindjes për nënat
Në  vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina dallojnë për kohëzgjatjen e lejes së lindjes (52 javë), por përfitimi është vetëm 60-65% e pagës shkruhet në artikull. Situata është e ndryshme në Bullgari, ku leja zgjat 58 javë, por paguhet 90%. Për të inkurajuar riintegrimin e nënave të reja në tregun e punës, qeveria bullgare në vitin 2017 miratoi një masë që garanton 50% të përfitimeve që ata marrin për të qëndruar në shtëpi brenda vitit të parë të fëmijës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...