A është Harallamb Karathano person i padëshiruar për shtetin shqiptar?

Premte, 09 November 2018 10:22

Nga Kastriot Dervishi

Personat e padëshiruar janë ata që vazhdimisht e me çdo mjet ushtrojnë veprimtari kundër shtetit që i ka shpallur të padëshiruar. Kjo del kryesisht nga bashkërendimi i të dhënave midis shërbimit sekret, policisë dhe ministrisë së jashtme. Nisur nga ajo që u mësua dje, kam shumë pikëpyetje për shtetasin grek Harallamb Karathano dhe grupin që e shoqëroi atë. SHISH nuk ka detyrimin të japë deklarata publike, por Ministria e Brendshme (jo policia) dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme kanë detyrimin të njoftojnë në bën pjesë apo jo Karathanos në listën e personave të padëshiruar të shtetit shqiptar? Nëse ka hyrë në mënyrë ilegale, cilët janë përgjegjësit që nuk kanë ushtruar detyrën (ruajtur kufirin shtetëror) dhe kanë lejuar shkeljen e ligjeve shqiptare. Ministria e Brendshme nuk dha asnjë deklaratë, ndërsa Policia jonë, aq e zellshme dhe hollësishme për lajme ordinere në çdo sekondë të ditës, dha një njoftim mjeran se disa shtetas grekë (pa asnjë specifikim) po ndiqeshin në gjendje të lirë për “kalim të paligjshëm kufiri”, njësoj si ndonjë kurd apo sirian hallexhi që po kalonte tranzit këndej. Nëse Karathanos dhe grupi i tij kanë qenë persona të padëshiruar, shto këtu edhe veprimet e ditës së djeshme, ato nuk ndiqeshin në gjendje të lirë, por arrestoheshin për veprime të paligjshme në territorin shqiptar, si dhe të nxitjes së urrejtjes midis popujve (kjo edhe sipas konventave ndërkombëtare). Karathanos kishte ëndërr prej kohësh të vinte në Shqipëri dhe në krah të një arkivoli të bënte shfaqjen që nuk ka mundur ta bëjë më parë (për shembull në vitin 1999). Gjithë jeta e tij nuk është tjetër veçse e një paraziti propagandist karagjoz në shërbim të “vorio-epirit”. Ai ka qenë për shumë vite drejtues i sillogut bashkimi i rinisë vorio-epirote, të njohur shkurt si ENVI (Efnikis Neollaias Vorio Ipiras), në thelb të programit të të cilit është hapjen e shkollave dhe kurseve në gjuhën greke, financimin e aktivistëve “vorio-epirotë”, të “qeverisë në ekzil të vorio-epirit”,  “trupës mbrojtëse vorio-epirote” (e cila sipas tyre vepron në territorin shqiptar), etj. Organ i sillogut është “Vorio-Epirus simera”. Sot Karathanos është kryetar i sillogut qendror të “epirit të veriut”. Me këtë cilësi erdhi në Shqipëri të shfrytëzonte një rast që zor se i vjen më deri në fund të jetës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...