KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit”

Premte, 09 November 2018 15:37

Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, Komisioni Europian analizon edhe ecurinë e sektorit financiar në vendin tonë. Duke folur për zhvillimet më të fundit monetare, Komisioni Europian sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore raportoi një normë inflacioni në 1.9% për Tetorin, që është edhe nën objektivin e saj. Komisioni Europian është ende besimplotë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e euros në tregun vendas, do të ndikojë në terma afat-mesëm, duke bërë që, edhe norma e inflacionit të rimëkëmbet.

Sa i përket financave publike, raporti sqaron faktin se, ato mbeten të shëndosha në linja të përgjithshme. Por, Brukseli nuk ngurron të radhisë edhe rreziqet që kanosen. Një ndër këto rreziqe është edhe ulja e ritmit të rënies së borxhit publik.

Kjo, thotë raporti, do të minonte besimin e tregjeve financiare si dhe do të vendoste në rrezik projektet infrastrukturore, të cilat ndër të tjera janë një element kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Një tjetër rrezik mbetet edhe ngadalësimi i reformave, që mund të ketë ndikim në uljen e investimeve private.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...