Ministria e Jashtme dënon deklaratat e Ramës

Premte, 09 November 2018 17:55

Numri dy i diplomacisë greke, Jorgos Katrougalos, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama për varrimin e Kaçifas.

“Për fat të keq, megjithëse ne u përpoqëm të ruajmë si dritën e syve nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklarata nga pala tjetër dhe madje në nivel të lartë qeveritar, që përmbajnë edhe cilësime të ashpra, edhe paragjykojnë vendimin e drejtësisë dhe përgjithësisht nuk ndihmojnë që të ulen tonet dhe të izolohen zërat nacionalistë nga të dy palët”, tha Katrougalos mbrëmjen e të premtes gjatë një interviste radiofonike.

Ministri alternat i Punëve të Jashtme, kritikoi edhe qëndrimet e partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re.

Sipas tij, opozita që në fillim, por edhe në deklaratat e tjera për rastin Kaçifa, “rrëshqiti në nacionalizëm”.

“Nuk duhet që deklaratat të bëhen për të kënaqur përkohësisht veshët e auditorëve tanë”, vërejti Katrougalos.

Numri dy i diplomacisë greke theksoi se “duhet të jetë e qartë që kur flasim për të dënuar nacionalizmin, kur themi që kufijtë janë të pacënueshëm, nuk flasim vetëm për të tjerët, por nacionalizmi duhet të dënohet nga të gjitha anët”.

Në këtë sens, Katrougalos dënoi edhe këngët e parullat ekstremistë që u hodhën dje në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas.

“Nuk është pjesë e të drejtave të minoritetit kur merr dikush një armë të rëndë dhe nuk e kam fjalën vetëm te ngjarja (e 28 tetorit). Nuk e di nëse i patë videot me këngët e njohura nacionaliste për Epirin e Veriut”, tha Ministri alternat grek i Punëve të Jashtme.

Të premten, në parlamentin grek u mbajt një minutë heshtje për Kaçifasin. Propozimi për këtë u bë nga drejtuesi i seancës, deputeti i Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis.

Por veprimi për mbajtjen e një minute heshtjeje, u dënua nga deputetët e SYRIZA-s në pushtet.

Ndërkohë që kryetari i parlamenti, Nikos Voutis, tha se ai nuk kishte dijeni dhe se vendime të tilla merren në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërsa Ministri alternat Katrougalos është treguar më diplomatik, kur u pyet gjatë intervistës:

“Nëse ky vendim lidhet vetëm me zinë ndaj të vdekurit, nuk do ta kundërshtoja”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...