Historia nuk duhet të harrohet

Premte, 16 November 2018 06:38

Nga Halil Teodori

E shkuara kur harrohet, rrezikon të përsëritet dhe brezit që ka mbi vete barrën e këtij faji i rëndon toka e të parëve, varret e etërve, gjiri i nënave u bëhet haram, amanetin i'a tret dheu e kushtrimin i'a përtypin malet.
Jo.
Historia është një pësim që nuk duhet mohuar si mësim.
Mundet me qenë i pafuqishëm,
Një dhimbje e plagëve që nuk i tresin kuja e nënave, mundet të jetë,
Një krim që ngjizet dhe rritet në barkun e një herezie, një mëkatimi që nuk e shfajëson asnjë shpagim, një faj që e mallkon çdo nënë që ka tundur djepin e jetës kreshnike.
Mundet të jetë një e pamundur që kafshon në plagë edhe kur e mendon ta lësh në mëshirën e harrimit gjithë atë gjëmë që u desh ta pagueje me më të lartin çmim.
Mundet të jetë faji më i fajshëm që nuk ka shëlbim që të pastron, kur në emër të... nuk e di se çfarë gjëje, ndoshta të tolerancës, ndoshta të një lloj vëllazërimi gjaku prej një gjaku të helmuar në zehrin e përdhunimeve, dhe pjellës që qau e nënës që klithinë kupë të qiejve që u thyen për të mos u ngjitur më kurrë.
Nuk mundt të ndodh e pagjasa... për të respektuar ata të shkuar mizore, atë që mëkon lëngimin e së tashmes;
...atë, atë identitet barbar që ka luftuar me zjarr e me hekur qenien tënde,
...atë që ka minuar në gjenezë dhe themele identitetin tënd kombëtare,
...atë që zbatoi format më mizore dhe aplikoi monstruozitetet më të pashembulltat për të të nënshtruar, për të të detyruar të ndërrosh fenë e të parëve,
...atë që i përdori bijtë e tu mish për topat e tij të luftës pushtuese,
...atë që e vaditi këtë tokë me gjak të pafajshëm dhe e mbolli kudo me varre,
...atë përjetësisht të urryer
... atë përjetësisht të pafalshëm.
Nëse sot thërret harrimi, harruar qofsh se ke jetuar në këtë tokë, se je prehur nën këtë dhe, që ke ëndërruar me këto zana.
...harrimi me harrim të shpërbleftë
Nëse sot e bën këtë
... e bën këtë i prirur nga interesa të ngushta financiare, duhet të mos kërkosh nesër pendesë dhe falje për fajin e tradhtisë, tradhtisë së gjakut tënd, tradhtisë së flamurit tënd, poshtërimit të asaj që ke më të shtrenjtë e më të shenjtë, kombit. @halilteodori., " GJURMET"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...