Helidon Kastrati, histori suksesi në Britani dhe investimi i guximshëm që nuk mbështetet nga shteti shqiptar

Premte, 16 November 2018 06:40

Shqiptarët në diasporë pavarësisht vështirësive të fillimit kanë mundur të ndërtojnë më së miri jetën atje ku ndodhen në vende të ndryshme dhe shumë prej tyre kanë qenë dhe të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre.

Njëri prej tyre është Helidon Kastrati i cili punon dhe jeton në Londër dhe është një histori suksesi në atë çfarë ai ka arritur dhe përçuar atje dhe kontributin e dhënë për çështjen shqiptare. Kur shumë emra shqiptarësh kanë investuar në mjaft fusha fitimprurëse, inxhinieri më origjinë nga Durrësi 29 vjet në emigracion, prej të cilave 21 vite në Britani të Madhe (Londër) ka guxuar të bëj atë që pak shqiptarë e kanë menduar ta bëjnë apo e kanë bërë, të ndërtojë një media për informim dhe edukim të shqiptarëve që punojnë jo vetëm në Britani të Madhe, por dhe më gjerë. Helidon Kastrati ka ngritur kanalin e  parë të diasporës Alb Uk TV Base On London që transmeton në IPTV e kabllore të ndryshëm si dhe ka dhënë më të mirën përmes këtij televizioni, por dhe ndihmës së tij konkrete duke ndikuar tek televizionet britanike për të ngritur lartë emrin e Shqipërisë.

E gjitha kjo nis nga pasioni që z.Kastrati ka për televizionin dhe dëshirën për të çuar në shtëpitë e shqiptarëve me banim në Britani dhe Diasporë Gjuhën Shqipe. Për promovimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, Helidon Kastrati ka kontribuar që dërguar Sky B të pasqyrojë vendin tonë më së miri tek publiku vendas, kjo vetëm e vetëm që shqiptari i mirë në emigracion ka dashur që të ngrejë emrin e shqiptarëve e Shqipërisë. Televizioni i tij ishte i vetmi që ishte i pranishëm Ëorld Ttrading për turizmin, atje ku asnjë kamer shqiptare nuk shprehu interes për të qenë! E sigurisht të mbash një media është shumë e vështirë, por Helidon Kastrati ka mundur të ia dal me vështirësi deri më tani që të prodhojë Alb Uk TV, informacion dhe programacion të bollshëm.  

Shteti shqiptar bën vetëm propagandë dhe nuk kujdeset aspak për shtetasit e vet që prej gati 3 dekadash jetojnë dhe punojnë në diasporë për të iu dhënë mbështetje që brezat që lindin dhe rriten atje, të marrin informacion dhe kulturë përmes teksteve apo dhe mediave në shqip siç është ky rasti, një histori suksesi e Helidon Kastratit. Qeveria Shqiptare jo vetëm nuk i mbështet këto media, të cilat janë urë kryesore e komunikimit të emigrantëve me njëri-tjetrin por dhe me shtetin amë, por qeveria paturpësisht nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me ta.  

Qeveria nuk bashkëpunon me media e diasporës, por groposë lekët tek RTSH/Qeveria Shqiptare paturpësisht jo vetëm që nuk mbështet këtë media si rasti i medias së z.Kastrati, një pasuri e madhe shqiptare në diasporë, por paturpësisht vazhdon të groposë para në Televizionin Publik Shqiptar sërish në emër të diasporës. Ministri i Shtetit për Diasporën njoftoi të mërkurën se qeveria ka miratuar projekt/vendimin  për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën.  Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën. Në vend që këto para të shkonin në origjinë, pra, për mediat e diasporës e konkretisht Alb Uk TV që të mbështeteshin për prodhimin e emisioneve të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare në terren, atje ku mund të bëheshin dhe më shumë dhe me kosto më të lirë, këto fonde i çohen dhe groposen ne RTVSH. Alb Uk TV, prej një viti është në transmetim me informacion dhe programacion të bollshëm dhe me kapacitete të mjaftueshme për t’i krye mësë miri detyrat funksionale për gjithçka theksohen në vendimin e qeverisë për RTSH apo dhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit. E sigurisht nëse shteti do ta ofronte këtë mbështetje me fonde jo vetëm që prodhimi i emisioneve, programeve dhe dokumentarëve do të ishte i bollshëm, por të shërbente dhe për rritjen e medias në gjuhën shqipe ne diasporë e krijuar rishtaz nga shqiptarë të suksesshëm që kanë guxuar të ndërmarrin një nisëm të tillë e njëri prej tyre që meriton vlerësimin maksimal të çdo shqiptarë është edhe Helidon Kastrati. Projektvendimi i propozuar nga ministri Majko, tashmë një VKM, një bën gjë tjetër veçse do të heq disa dhjetëra apo qindra mijëra euro në mos më shumë euro nga buxheti i shtetit dhe efikasiteti nuk do të ishte ai i pritshmi.

Rreth Alb Uk TV/Ky është televizioni i parë në Britaninë e Madhe, një sipërmarrje e suksesshme e një njeriu të suksesshëm si Helidon Kastrati i cili së bashku me stafin po punojnë fort dhe në mënyrë energjike për të bërë dhe dhënë më të mirën për ngritjen e emrit të Shqipërisë në botë duke ndihmuar ne edukim, gjuhen etj.

Në Alb Uk TV do të gjeni filma shqiptar dhe të huaj, dokumentarë, programe për fëmijë e shumë informacione të ndryshme, muzikë videot më të reja me këngë shqiptare si dhe nuk mungojnë as emisionet politike. Me konkretisht gjeni emisionin “Rockabillia”, i vetëm dedikuar muzikës Rock qe vjen përpara jush nga Dafina Rama dhe Ervin Gjonaj ku pjesë nga emisioni mund të ndiqni në facebook, kurse emisionin e plotë mund ta ndiqni në Stream çdo të Shtunë ora 3pm.

Interesante është dhe emisioni për fëmijë “Argëtohu me Aniten, prezantuar nga Anita Kalemi çdo të mërkurë, e cila ka dhe një emision tjetër “Zonë VIP”

për të gjitha të rejat rreth shoëbizzit shqiptar dhe atij të huaj e shoqëruar dhe nga Ana Kola. Tjetër emisioni është dhe “Unë Guxoj” ku ka diskutim, argëtim, por me e rëndësishme, a të guxojmë thotë prezantuesja Eda Berisha, emision që transmetohet    çdo të premte, apo dhe emisionet “100% Shqip”, çdo të mërkurë dhe të dielë dhe “Big Alb Biz” te martën si dhe së shpejti pritet të vij emisioni E-Shoë çdo te enjte. ALB UK TV mund te shikohet ne IPTV, KABLLORE dhe Telekom Maqedonia. Televizioni ndermerr nisma për të gjithë të rinjtë shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe! Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e artit dhe të bëjnë ëndrrat e tyre realitet, si në këngë, kërcim, recitim. Duhet theksuar se z.Kastrati tek Alb UK TV ka ofruar për eksperiencë gazetarin me eksperiensë 52 vjecare, Mr Ian Pelham Turner (ka drejtë për me folë për familjen mbretërore) , i cili po promovon shqiptaret si në kanalin Sky B ashtu dhe në Alb Uk TV duke e ngritur emrin e komunitetit shqiptar në botë në të kundërt nga disa mediat që japin vetëm vetë lajme zeza. Mina HYSA

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 08:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...