"Si do të ma bëni filmin kur t'më bien shkëmbinjët e t'më gjeni petull?!"

Tuesday, 20 November 2018 11:47

Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovice të Lezhës shpëtuan për mrekulli, pasi dy shkembinj të cilët u shkëputën nga mali ranë vetëm 1 metër larg banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 20 nëntor. Fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Pjesëtaret e familjes Përlleshi tregojnë momentin e ngjarjes, teksa thonë se ndihen mjaft të rrezikuar nga rënia e gureve.

 

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, tregon për Oranews: "Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s'ka gjë,  vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza. Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tragjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të vdekur. Njëra prej viktima ishte vajza e dajës e saj.

Lina Perlleshi"Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor u bënë reshjet e shiut të rëna gjata natës, ndërsa gurët ranë pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonin një tragjedi.

Prend Perlleshi: Unë shpëtova  por mbase nuk shpëtoj më vonë. Si do të më bëni këtë filmim? Pas tre ditësh ndoshta bien shkëmbinj e më gjeni petull.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afër situatën. 

Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi gurët që bien nga mali janë një kërcënim serioz për jeten e banoreve.

Soviljan Kosova, administrator i Balldrenit: Me çdo situatë reshjesh dhe thatësire ne kemi shkëputje gurësh. Është shumë shumë e nevojshme ndërhyrjaVetëm institucionet e specializuara mund të ndihmojnë për të ndaluar tragjeditë"

Nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor një vit më parë u aksidentuan per vdekje 3 pjesëtarë të një familje. 

Shkëmbi që ra nga mali zuri poshtë makinën me të cilin po udhëtonin, ndërsa tragjedi të tilla mund të përsëriten nëse nuk do ketë ndërhyrje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...