Shqiptarët të parët nga numri për "të mbushur" burgjet e Europës

Tuesday, 20 November 2018 17:20

Organizatat kriminale shqiptare për më shumë se dy dekada janë rritur në numër dhe shkallë sofistikimi si dhe janë zgjeruar në aspektin e rritjes dhe aftësive për të organizuar operacione kriminale.

Përfundimi bëhet i ditur nga një studimi i kryer nga qendra për studimin e demokracisë dhe qeverisjes me mbështetje nga Fondacioni Friedrich Ebert Stifstund.

Sipas gjetjeve të studimit, mësohet se këto organizata kriminale dhe personat e përfshirë në krim të organizuar, shpesh nuk e kufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm tek aktivitete të paligjshme, por bëjnë përpjekje për të penetruar veprimtaritë e ligjshme ekonomike në vend. Ato investojnë para në aktivitetet e ligjshme dhe biznese, të cilat përdoren për të pastruar të ardhurat e fituara nga veprimtaria kriminale.

Shqetësues sipas studimit, është edhe fakti se këto organizata kriminale apo individë përdorin lehtësirat ligjore administrative të shtetit, apo edhe forma të tjera përfitimi.

Kriminaliteti është evidentuar edhe jashtë Shqipërisë. Kështu në 2016 kishte 5722 të burgosur shqiptarë në vendet e BE. Ndërkohë për 2017 në Greqi numërohen 2850 të burgosur, në Itali 2598 dhe në Mbretërinë e bashkuar 716, por për vitin 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...