FMN, shuplakë Ramës për PPP-të

Tuesday, 20 November 2018 18:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar mirëpret rolin në rritje të Ministrisë së Financave për të mbajtur në monitorim risqet që mbartin PPP.

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur në Ministrinë e Financave në kuadër të mbylljes së misionit në Shqipëri, FMN këshillon qeverinë për nxitjen e një procesi me oferta konkuruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të.

Përfaqësuesi i FMN-së: "Përdorimi i PPP-ve ofrojnë mundësi si përsa i takon përmirësimit të menaxhimit të projekteve, ashtu dhe sa i takon ndarjes së risqeve mes sektorit publik dhe atij privat. Ndaj dhe mund të quhet si një instrument legjitim që mund të ndjekë një qeveri për të bërë një menaxhim më të mirë të investimeve të veta publike.

Ka një numër të madh vendesh ku PPP janë përdorur dhe disa syresh kanë çuar dhe në probleme financiare për qeveritë për arsye se dorëzanitë apo garancitë e parashikuara në to janë dhënë në përdorim, çka ka çuar në rritje të shpenzimeve publike, por edhe ka pasur raste kur është bërë rinegociim i kontratave me një risk më të lartë për financat publike.

Për këtë arsye ne e kemi këshilluar qeverinë që të bëjë një vlerësim të kujdesshëm të tyre, të bëjë një vlerësim të risqeve që ato përfshijnë, ti monitorojnë këto risqe si dhe të publikojnë një deklaratë të risqeve në mënyrë që edhe publiku të njihet me risqet ndaj të cilave ekspozohet buxheti për shkak të tyre.

Ne e mirëpresim rolin në rritje që i është dhënë Ministrisë së Financave si një monitorues, si një kujdestar, për të mbajtur gjithnjë në monitorim risqet që mund të mbajnë në vetëvete PPP. Gjithashtu ne këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta konkuruese, duke mos pranuar më propozime të pa kërkuara për PPP-të".

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 18:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...