Policia i shkon në shtëpi dibrani, por ngelet pa mend nga ajo çfarë i gjejnë

E mërkurë, 21 November 2018 09:29

Policia e Dibrës ka arrëstuar një 41-vjeçar pasi mbante armë zjarri pa leje dhe një sasi municionesh.

Bëhet fjalë për Altin Mera nga Katund i Ri në Dibër, i cili ka qenë i dënuar më parë për plagosje e lehtë.

"Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim  parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale,  shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur  një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej  950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat  i mbante pa lejen e organeve kompetente", sqaron policia.

Po ashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik  model 56, dhe sasisa e municionit.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër,  për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 10:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...