Turpi i Edi Ramës dhe banorët e “Unazës së Re” në të drejtën e tyre

E mërkurë, 21 November 2018 10:55

Kryeministri Edi Rama, doli ditën e sotme për të folur edhe një herë me një gjuhë prej raciste dhe me një përbuzje ndaj banorëve të “Unazës së Re”.

Rama ka thënë se banorët duhet që të lirojnë rrugën pasi po turpërojnë veten duke qëndruar aty, pasi nuk është toka e tyre.

“Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Mbi cilin ligj? Me ç’të drejtën morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj.?

Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?

Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, dhe të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, u shpreh Rama.

Kjo është gjuha e kryeministrit të vendit që sot është në krye të një qeveri që turpin e ka ngrënë me bukë.

Edi Rama del sot e thotë se nuk mund të dëmshpërblehen banorët nga buxheti i shtetit, pasi është kontribut i përbashkët i të gjithëve.

Po si mundet që Rama të flas për buxhetin e shtetit, ku nuk ka lënë dorë oligarki pa ja futur buxhetit të shtetit.

Po si mundet që Edi Ramë të flasë për ligjet, që ai është kryeministri i vetëm që e ka shkelur më shumë se disa herë kushtetutën e vendit tonë.

Dhe Edi Rama duhet të dijë se ata njerëz aty kanë dalë për familjet e tyre, pasi qeveria e tij po i nxjerrë në rrugë.

Banorët e “Unazës së Re” kanë të gjithë të drejtën e Zotit, edhe të ligjit po ashtu, që të marrin dëmshpërblim për banesat që do të prishen.

Ndërsa, Kryeministri Rama të mos e mendojë të largët ditën kur pika e ujit që do të mbushë gotën për ta derdhur të gjendet.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...