Vetingu, KP ankimon vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit Dollapaj

E mërkurë, 21 November 2018 11:04

Komisioneri Publik ka ankimuar  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit Arben Dollapaj .

KP i ka kërkuar KPA-së të bëjë një rihetim të plotë të pasurisë së prokurorit pasi ka dyshime se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka bërë hetim të plotë.

Komisioneri po ashtu shpjegon se gjatë muajit gusht ka marrë dy denoncime që lidhen me dy nga pasuritë e prokurorit, një shtëpi në Tiranë dhe një shtëpi në Valbonë. Për shtëpinë në Tiranë, Dollapaj ka deklaruar se e ka në pronësi bashkë me të vëllain por KPK nuk ka hetuar burimet financiare të vëllait të Dollapajt.

Në ndryshimet me ankimimet e tjera, kësaj radhe KP-ja nuk ka kërkuar shkarkimin e Dollapajt por vetëm rihetim të pasurisë së tij.

Arben Dollapaj, prokuror i Apelit në Shkodër, u konfirmua në detyrë më 6 gusht. Ai është kandidat për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bashkë me ankimimin për Dollapajn, shkon në 12 (ose rreth 35 për qind) numri i vendimeve të KPK-së që Komisionerët Publikë kanë ankimuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...