Kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar vrasësit me pagesë në Shkodër

E mërkurë, 21 November 2018 19:43

Prokuroria e Shkodrës ka në duar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër, në 14 Nëntor, si dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj.

Burime zyrtare të prokurorisë i thane Vizion Plus se në pamjet filmike shihet një motor i bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë.

Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motori dhe pasi i afrohet objektivit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.

Por, pavarësisht këqyrjes që një grup i posaçëm hetimor i ka bërë pamjeve filmike, nuk është bërë ende i mundur identifikimi i vrasësve. Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motori i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”. Mjeti është dërguar në laborator ku po kryhet ekzaminimi teknik që mund të nxjerrë ndonjë të dhënë të vlefshme për hetimin.

Fatos Ferracaku, u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa i plagosur mbeti edhe miku i tij, Fatmir Mehaj. Pas ekzaminimit, rezultoi se Ferracaku kishte 7 plagë hyrëse dalëse në kokë, trup e në krahë. Kurse Mehaj kishte marrë dy plagë në kofshë dhe në këmbën e djathtë.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje 10 persona. Një prej dëshmitarëve okularë tha se pa Fatos Ferracakun te rrëzuar në tokë dhe autorin që teksa po largohej në drejtim të kryqëzimit të “Rusit” ka qëlluar përsëri në ajër. Nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit kanë dyshime se autorët janë vrasës me pagesë. Pista që po hetohet lidhet me dyshimet se Fatos Ferracaku ka pasur dijeni për konfliktet e kushëririt të tij, Arjan Ferracaku. Ky i fundit u vra po në Shkodër, më 1 Shtator të këtij viti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...