Çfarë do qeveria “Rama”, një fund me dhimbje, apo një dhimbje pa fund?

E Enjte, 06 December 2018 14:12

Nga Ilir Nikolla

Çfarë do qeveria “Rama”, një fund me dhimbje, apo një dhimbje pa fund. Heshtja e sotme nuk është strategji, është thjesht një konfuzion, i shkaktuar nga përmasa madhështore e protestës së studentëve në të gjithë Shqipërinë. Nesër do të jetë edhe radha e maturantëve, të cilët sipas VKM-së së Edi Ramës janë planfikuar si viktimat sakrifikale të radhës. Pasnesër është 8 dhjetori dhe lejimi i protestave edhe në atë ditë është një risk që vetëm një politikan në konfuzion e ka “luksin” ta ndërmarrë. 

Sjellja bipolare e qeverisë me studentët, pardje me kërcënime, dje me mashtrime e pastaj me zbythje e sot me një heshtje mortore, flasin qartë se protesta do të shndërrohet masive, por rrezikon edhe të shkojë në përplasje civile, për shkak të bipolaritetit të kryeministrit. Ai po rrëfehet i paaftë të marrë vendime, kur gjendet nën presionin e protestuesve. E ka dhënë këtë provë edhe në stinën e protestave për armët kimike.
Përsëritja e kësaj sjelljeje rrezikohet të sjellë pasoja të egra dhe afatgjata, si për kohezionin social në vend, por së pari për integritetin fizik të palëve të përfshira në përplasje.
Prandaj sa më shpejt, qeveria të përgjigjet, sepse do të ketë lehtësira. Të anullojë VKM-në e të hajë turpin me bukë, përndryshe, arma e rrugës mund të ketë pasoja më të forta.
Sa për fund, tentativa e zhurmimit të protestës përmes shfaqjes së kryeministrit në të gjitha ekranet, ndërsa përuronte për herë të n-të një hotel luksoz, ishte tentativa më e mjerë e ditës.
Zgjedhja e fundit të shpejtë ka lehtësira, pasi ajo e tmerrit pa fund është një zgjidhje bipolare, që prapë tek i njëjti fund të sjell.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...