Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e studentëve: Do ketë grevë urie!

Saturday, 08 December 2018 18:17

Mediat në SHBA, i kanë kushtuar edhe sot një hapësirë protestës së studentëve dhe vendosmërisë së tyre për të arritur të ndryshojnë VKM për uljen e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve.

Sot ato shkruajnë se studentët vazhdojnë protestën e tyre pa ndikime politike dhe nuk pranojnë asnjë dialog nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, duke iu referuar medias Assiociated Press.

Sipas medieve të huaja, disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.

Shkrimi i plotë i ABCNews

Studentët e universitetit publik po vazhdojnë të protestojnë në kryeqytetin shqiptar, duke hedhur poshtë ofertat për të negociuar me qeverinë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Studentët të shtunën sfiduan shiun dhe i shtuan kërkesat e tyre, duke hedhur poshtë mbështetjen e opozitës politike.

Ata kanë bllokuar një rrugë kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prej prindërve të tyre janë bashkuar me ta.

Kërkesa kryesore është një përgjysmim i tarifave të shkollimit, të cilat për kurset bachelor variojnë nga 20,000 në 45,000 lekë në vit.

Disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.

8 dhjetori konsiderohet si një festë kombëtare në Shqipëri, duke shënuar datën në vitin 1990, kur një protestë studentore rrëzonte regjimin komunist.

auto_Faksimile-e-shkrimit-te-ABCNews1544288490.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...