Video/Protesta, Blendi Fevziu: Studentët ndihen të fyer, nëpërkëmbur dhe të papërfaqësuar

Diel, 09 December 2018 15:45

Gazetari Blendi Fevziu i cili ka ndjekur edhe në terren protestën e studentëve ka folur në studion e ABC News për kërkesat e tyre, me të cilët ka biseduar vetë. Sipas tij studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar.

“Studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar, shkojnë në zyrë dhe shohin injorantë”.

Fevziu thekson se dy çështjet kryesore të protestës lidhen me problemin ekonomik.

“Dy çështjet e para problemi ekonomik që lidhet me tarifat dhe shtesat që tregon se reforma në arsim ka pasur një ngërç. Kam takuar një vajzë që i thoshte se familja i jepte 5 mije lekë në ditë për ushqim dhe nëse paguaj kreditet i bie që një ditë të ushqehem dhe një ditë jo. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi”.

Gazetari thekson se partitë politike dhe opozita duhet t’i qëndrojnë larg protestës, ndërsa shton se e vetmja formë për plotësuar kërkesat është këmbëngulja.

“Partitë politike nuk duhet të përfshihen në protestën e studentëve, sepse do prishej uniteti. Partitë politike duhet ta mbështesin protestën e studentëve vetëm nga jashtë. Nuk ka asnjë formë tjetër për të fituar një të drejtë, vetëm duke këmbëngulur deri në fund”.

Sipas tij studentët nuk mund të injorohen dhe është turp që trajtohen në këtë mënyrë. Fevziu thekson se qeveria duhet të marrë disa vendime të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e studentëve, Kryeministri duhej të shkojë tek protestuesit dhe t’i dëgjojë ata. /abcnews.al

 

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 15:51

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...