U shfaq si mbështetës i studentëve, pedagogu Prifti takohet në fshehtësi me kryeministrin Rama

Premte, 14 December 2018 19:28

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Rezar Prifti, ka dyshime se po përdoret për të ndikuar mbi studentët për të hequr dorë nga disa prej kërkesave dhe të ulen në bisedime me kryeministrin Edi Rama.

Burime të sigurta kanë konfirmuar për Politiko.al se Prifti ka zhvilluar dje një takim me kryeministrin Rama. Ai është akuzuar publikisht edhe nga studentët se po u bën presion për të tërhequr nga kërkesa për financimin e arsimit me 5% të GBP-së.

Gjithashtu, ky pedagog ka lidhje të ngushta miqësie me Ervin Demon, ish-zv/ministër i Arsimit i dorëhequr pas skandalit me plagjiaturën. Mësohet se Rama dhe Demo po përdorin pikërisht Rezar Priftin për të bindur studentët që të ulen në negociata, ndonëse kjo refuzohet prej 10 ditësh.

Ervin Demo ka qenë zv/Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, ndërkohë që Politiko.al ka raportuar se pas largimit si zv/ministër, ai ka nisur punën për t’u zgjedhur kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit në zgjedhjet e 2019-ës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...