Edi Rama ‘zbarkon’ për takim në UBT, studentët nuk lejohen që të hyjnë në sallë

Tuesday, 18 December 2018 11:03

Kryeministri Edi Rama vijon takimet në Universitete, duke refuzuar që të plotësojë kërkesat e studentëve që janë në ditën e 14-të të protestës së tyre.

Mëngjesin e sotëm Rama është ndalur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke përzgjedhur  një audiencë që vetë ka preferuar, ndërsa studentët e tjerë nuk janë lejuar që të hyjnë në sallë.

Në një video ekskluzive për Fax news studentët tregojnë se ata mbahen larg sallës me punonjës policie.

Studentët tregojnë se atyre u janë kontrolluar telefonat, ndërsa takimi ishte paralajmëruar se do të ishte me rektorin dhe jo me Ramën.

Një prej studenteve e ka lënë Ramën me gojë hapur, teksa tha se vetë ajo ishte mashtruar për takimin pasi nuk e dinte që në takim do të ishte kryeministri po vetëm rektori.

‘’ Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin. Rektori po na gënjen se po na rrit tarifat”, u shpreh studentja, ndërsa Rama ia kthehu se mund të largohej nga salla po të donte.

Rama kritikoi studentët për sjelljen e tyre, që sipas tij janë shumë larg të atyre të Dhjetorit. Ndërkohë që rektori mori me nxitim fjalën për të thënë se ai kishte pranuar dëshirën e mirë të Ramës për të qenë pjesë e takimit, dhe se në këtë histori nuk kishte pasur asnjë lloj mashtrimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...