8 muaj pa paga, punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës në protestë

E mërkurë, 19 December 2018 11:18

Punonjës të Ujësjellësit në Selenicë po protestojnë sot para Prefekturës, pasi kanë 8 muaj pa marrë pagat. Sipas kryetarit të Bashkisë së Selenicës, fondi i pagave është bllokuar nga ministria e Finacave.

Punonjësit e Ujësjellësit shprehen se nuk largohen pa marrë pagat, ndërkohë që kërcënojnë se do të ndërpresin furnizimin me ujë. “Do punosh do të marrësh pagën. Punëtorët kanë 7 muaj që kërkojnë pagën dhe nuk i dëgjon njeri. Të gjithë i mbajnë veshët mbyllur. Po nuk na paguan lekët punëtorët, ne të bllokojnë punën.

Në kërkojmë që të zhbllokohet thesari. Kemi fëmijë në Universitet. Si do të paguaj taksat kur nuk kam asgjë në xhep. Nuk do të japim ujë! Do të bllokojmë furnizimin me ujë. Jemi 38 persona këtu 8 muaj pa bukë. Më ngelet vetëm litari tani.

Na gënjenin do t’ua japim. Na thonë i ka bllokuar thesari”-shprehen punonjësit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...