Haradinaj: Do t'i mëshoja allti në lule të ballit, nëse dikush do të provonte të më vinte pranga për Hagë

Tuesday, 08 Janar 2019 08:19

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për thirrjen e parë për gjykim që ka marrë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos i vihen prangat para se të paraqitej para këtij institucioni të drejtësisë, pasi një gjë të tillë e konsideronte poshtërim.

"Nëse dikush do të kishte provuar të më turpëronte, të më vinte pranga apo diçka, kam mundur t'i mëshoj allti në lule të ballit", ka deklaruar Haradinaj.

“Nëse bëni filma, keni për të parë filma”, ka kujtuar të ketë paralajmëruar ai.

“Më kanë thënë: ‘Nuk e kemi interes ta poshtërojmë Kosovën, e as ty. Jemi respektues ndaj teje’”, ka treguar Haradinaj.

“U thashë: Mos i vini pranga kujt. Nuk jemi as qyqana, as flliqtana”, ka kujtuar shefi i ekzekutivit të vendit.

“E dimë se kemi luftuar. Këtu jemi”, ka kujtuar të ketë deklaruar Haradinaj, i cili ka thënë t’i ketë siguruar ndërkombëtarët se nuk do t’i ikën drejtësisë.

“Po të më poshtëronin, do të merrte kah tjetër”, ka thënë Haradinaj, në T7.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...