"KLP dhe KLGJ, proces jo i ligjshëm"

Tuesday, 08 Janar 2019 18:28

PD e cilëson në shkelje të ligjit procesin e ngritjes dhe emërimit të drejtuesve të KLGJ dhe KLP. Këshilltari juridik Gazmend Bardhi tha se ky proces i shërbeu qeverisë për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

Bardhi: Është tashmë fakt që të dy drejtuesit e KLGJ dhe KLP ishin dhe vendimet e para të këtyre organeve, janë dy njerëz të përzgjedhur personalisht nga Edi Rama.

Dy të përzgjedhurit për të drejtuar KLP dhe KLGJ sipas Bardhit nuk plotësojnë dhe kjo është konstatuar edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Bardhi: Ne kemi paralajmëruar emërimet përkatëse të këtyre dy individëve, të cilët sipas ONM nuk përmbushnin kriteret për të qenë anëtarë të KLGJ dhe KLP. Ky nuk është konstatimi i opozitës, por është konstatim i ONM. Në kohën kur qeveria, pavarësisht rekomandimit për përjashtim që dha ONM për dy drejtuesit e KLGJ dhe KLP, i përfshiu në procesin e shortimit. U bë e qartë nga PD dhe opozita që ata po përfshihen në proces sepse Edi Rama dhe qeveria kërkon që nëpërmjet individëve që nuk përmbushin kriteret për të drejtuar dhe për të qenë anëtar të Këshillit, të ketë kontroll mbi KLP dhe KLGJ.

Qëllimi i kapjes së KLGJ dhe KLP sipas këshilltarit demokrat është kontrolli i dy institucioneve të rëndësishme, SPAK dhe BKH.

Bardhi: Janë këto institucione që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, që tmerrojnë Ramën dhe ministrat e korruptuar, për shkak se detyra funksionale e këtyre institucioneve të luftojnë korrupsionin dhe lidhjen e politikanëve me krimin e organizuar.

Gazmend Bardhi tha se i gjithë procesi është i paligjshëm, ndërsa sipas tij ajo që nisi si reformë në drejtësi po përfundon si instrument që qeveria të kontrollojë sistemin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...