Banorët e Unazës në ditën e 68 të protestës, deputetët Balliu e Brahimllari mesazhe të forta Ramës

E mërkurë, 09 Janar 2019 17:14

Protesta e banorëve të Unazës së Re edhe pse në kushte të vështira të motit ka vijuar edhe sot, në ditën e 68-të të saj, ndërsa këtë pasdite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë Rama dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm në protestë dhe i bëri apel policisë të mbrojë banorët dhe jo vilën e Surrelit.
“Frikacaku Edi Rama ka sjellë këtu skllevërit e tij për tju trembur ju. Ai kujton se mund tju trembë me disa policë të korruptuar. Nëse nuk tërhiqesh nga kjo aferë korruptive do të përballesh me reagimin e sovranit. I bëj thirrje policisë të vijë dhe të mbrojë banorët që protestojnë për shtëpitë e tyre dhe jo të mbrojë shtëpinë e njeriut që ka 23 vite në pushtet” tha Balliu.

Ndërsa deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari ka vënë theksin te vjedhja e madhe që Rama ka bërë me projektin e Unazës. “40 milionë euro duhet të shkonin për shkolla, rrugë dhe spitale e jo në xhepat e Edi Ramës. Ai duhet të ishte sot në burg” tha Brahimllari.

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 20:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...