Perse Banka e Shqiperise shkeli rregulloren per lincesimin e ABI Bank

E mërkurë, 09 Janar 2019 18:22

Nga Petrit Vasili/

Banka e Shqipërisë ka me ligj detyrën shumë të rëndësishme të licencimit të bankave duke verifikuar deri në një integritetin e tyre dhe duke u dhënë qytetarëve depozitues garancitë maksimale për seriozitetin e bankave dhe për pasojë siguri maksimale edhe të depozitave të tyre.

Gjithashtu verifikimet e Bankës së Shqipërisë për licencimin e Bankave garantojnë edhe transparencën e veprimtarisë së tyre, burimeve të të ardhurave dhe eliminimin e rrezikut të transaksioneve të dyshimta dhe pastrimit eventual të parave.

Rregullorja e Bankës se Shqipërisë për licencimin e bankave kërkon qartë:

‘ d. vlerëson transparencën e strukturës së kapitalit aksioner të bankës duke analizuar faktet e mëposhtme:

I. strukturën e grupit të shoqërive në të cilën askioneri/ët themelues i propozuar është ose mund të jetë pjesë,

II. marrëdhëniet e tij me shoqëritë që ka nën kontroll;

e. vlerëson burimin e krijimit të kapitalit dhe strukturën e tij; ‘

Keto verifikime te detyrueshme dhe jetike jane te pamundura te kryheshin ne rastin e ABI Bank ku kompanite jane regjistruara ne nje parajse siç jane ishujt Cayman sepse siç dihet boterisht Parajsat fiskale :

1. Lejojnë regjistrimin e kompanive nga jo rezidentë — kompani ‘offshore’;

2. Ofrojnë sekret bankar, duke mos kërkuar raportim të transaksioneve financiare që bëhen nga territori i tyre;

3. Nuk japin apo shkëmbejnë informacione financiare me vende të tjera.

4. Lejojnë kompani guaskë (‘shell’), kompani që nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër;

5. Lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore: shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve, etj., si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave në këto ente.

Natyrshem lindin disa pyetje teper te rendesishme qe kerkojne pergjigje:

1. Perse Banka e Shqiperise shkeli rregulloren e licensimit te aprovuar nga Keshilli i saj Mbikqyres duke lincesuar nje banke pa informacionet e domosdoshme qe kerkon ligji ???

2. Ç'arsye madhore imponuan nje shkelje te tille te rende ???

3. A ka pasur presione Banka e Shqiperise per te kryer nje lincesim kunder rregullave dhe nese po,nga kush ???

4. A eshte ne gjendje Banka e Shqiperise te jape siguri per depozitat e klienteve te bankes ne mungese te informacioneve ???

5. A eshte e ndergjegjshme Banka e Shqiperise qe cdo devijim i saj nga zbatimi i rregullores se lincesimit te bankave krijon rreziqe te sigurise kombetare,eshte veprimtari hapur kunder ligjit dhe eshte e denueshme rende penalisht ???

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...