Masakra e pyjeve, Alarmi: Të fundit në rajon e Europë, zhdukëm 40% të drurëve

Premte, 11 Janar 2019 16:39

Shfrytëzimi informal, pa kriter, pa politika të mirëfillta, vjedhja sistematike, prerja e paligjshme e drurëve, kanë bërë që fondi pyjor i Shqipërisë të pakësohet me 40% vetëm 20 vitet e fundit, duke e bërë vendin tonë të renditet i fundit në rajon e në Evropë në këtë aspekt. Fondi pyjor kombëtar është pakësuar me rreth 1.5 milionë metra kub dru në vit, për një total prej rreth 30 milionë kubësh në 20 vitet e fundit. Shifra më alarmuese vërehen te pakësimi drastik i pyjeve të virgjër: Sipërfaqja e tyre është pakësuar me 85%, e thënë në numra, nga 75 mijë Ha që ishte në vitin 1997, sot është reduktuar në 11 mijë Ha.

Të dhënat alarmante vijnë përmes një analize të Ministrisë së Mjedisit, e bërë publike në Dokumentin për Politikat e Pyjeve në Shqipëri dhe kanë të bëjnë me volumin e fondit pyjor. Ndërsa sipërfaqja e pyjeve mbetet pak a shumë e pandryshuar, vetëm për periudhën 2016-2017, volumi i pemëve është pakësuar me 32%, duke rezultuar aktualisht më pak se 55 milionë metra kub.

Ky pakësim drastik i volumit të pyjeve na rendit të fundit në Evropë e Rajon po t’i referohemi volumit mesatar të drurëve për hektar. Ndërsa as nuk afrohemi dot me vende si Sllovenia, Rumania, Kroacia, apo Bosnja ku volumi i pyjeve arrin deri 346 metra kub për hektar, jemi shumë prapa edhe një vendi të vogël si Mali i Zi. Ndërsa kemi thuajse të njëjtën sipërfaqe pyjore me këtë vend, për sa i përket vëllimit, nuk arrijmë as sa gjysma e fondit të tij, duke qenë se ky tregues në Shqipëri është vetëm 66 metra kub dru për hektar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Aktualitet

Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, pa dhënë asnjë detaj në lidhje me...

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Kulturë

Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës

Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë...

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Kulturë

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!