17 janari, dita kur Rama-Marku pastrojnë figurën e trafikantit Tahiri

Saturday, 12 Janar 2019 17:39

Grupi kriminal i Tahirit po shkon pas hekurave, po me kryekumbarin çfarë do të bëhet?! Edhe sa do ta mbrojnë Edi Rama, Arta Marku apo ndonjë prokuror a gjykatës tjetër?! Në 17 janar pwrfundon afati pwr hetimin e Tahirit dhe pwr ta shpwtuar, Edi Rama e ka veçuar nga grupi kriminal i “Habilajve”. Por Tahiri, është njeriu për të cilin italianët kanë një dosje 400 faqëshe plot me fakte.
Saimir Tahiri me këtë prokurori del i pa përlyer me trafikun e drogës së kushërinjve të tij Habilajt. Ndonëse Habilajt u akuzuan nga prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës, se janë trafikantë, çuditërisht emri i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri është ndarë nga dosja e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas Arta Marku dhe Donika Prelës, ish-ministri duhet të akuzohet vetëm për shkelje të detyrës dhe jo për favorizim në trafikun e drogës.
Mekanizmi që Rama ka për të shpëtuar Tahirin është Arta Marku. Kjo e fundit është joshur edhe me pozicionin në KED, një prej komisioneve kryesorë që do të ngrejë strukturat e Drejtësisë së re.
Kjo e fundit me së Donika Prelës në krye të Krimeve të Rënda ka nisur edhe shpëtimi për ish-ministrin më të suksesshëm të Ramës. Donika Prela largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokurorët e hekurt që po hetonin Tahirin, pavarësisht ndërhyrjeve. Elisabbeta Imeraj u komandua në Prokurorinë e Tiranës dhe Besim Hajdarmataj u degdis në Pogradec. Dosja e Tahirit tani është më e kontrollueshme dhe më e lehtë për të zbutur akuzat.
Nga vetë kryeministri, në publik u dhanë sinjale afrimiteti midis tij dhe ish ministrit narkotrafikant, që pas largimit të Xhafajt nga Ministria e Brendshme.
Këto dy sinjale duket se nuk i kanë pëlqyer ambasadës më të rëndësishme në vendin tonë, asaj amerikane. Ajo ka folur drejtpërdrejt për hetimin e Tahirit. Një pozicionim kundër treshes Rama-Marku-Prela.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...