Burg për ithtarin e ISIS, që kërcënoi Ramush Haradinajn

Diel, 13 Janar 2019 10:47

Një gjykatë në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh një personi të arrestuar një ditë më parë nën dyshimet për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Vendimi i mor me kërkesë të prokurorisë së posaçme të Kosovës, sipas së cilës i pandehuri, që është identifikuar me nistoret e tij B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”. Fotografia ishte nga një person i maskuar dhe në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, thuhet në njoftimin e prokurorisë e cila thekson se “e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizojë strukturat themelore politike e Kushtetuese të Kosovës”.

Gjatë operacionit të arrestimit të tij më 11 janar, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe me këtë rast ka sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë./VOA

Modifikuar më Diel, 13 Janar 2019 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...