Lajm i shumëpritur për shqiptarët që duan të qëndrojnë në Britani me partneret e tyre

Hënë, 14 Janar 2019 18:15

Një lajm shumë i pritur vjen për shqiptarët që duan të qëndrojnë në Britani me partneret e tyre dhe janë shtetas të BE. Njoftimi i këtij vendimi të rëndësishëm të ministrit të Brendshëm Britanik vjen nga avokat Naim Hasani, njëkohësisht dhe drejtues i kompanisë Oliver & Hasani Solicitors
Ja çfarë shkruan Naim Hasani në rrjetin social FB
“Jam i lumtur të njoftoj një fitore fantastike të kompanisë tone Oliver & Hasani Solicitors në betejën ligjore 2 vjeçare në Gjykatën e Larte për rishikim gjyqesor të Immigration (European Economic Area)Regulations 2016 në çështjen Judicial Review (CO/2339/2018).
Ministri i Brendshëm Britanik ka pranuar sot se refuzimi i të drejtës se apelimit brenda Britanisë, partnerëve të pamartuar të qytetarëve të Bashkimit European, të cilëve ju refuzohet aplikimi për leje qëndrimi, ka qene në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Europian.
Si rezultat Qeveria Britanike, sa më shpejt të jete e mundur do ti propozoje parlamentit ndryshimin e ligjit të mësipërm duke ju dhënë me ligj, të drejte apelimi ne Britani, ne rastet kur refuzohet e drejta e qëndrimit partnereve (te pamartuar) te qytetarëve te Bashkimit Europian (residence card applications).
Padyshim ky është një lajm i jashtëzakonshëm për shume shtetas te Republikës se Shqipërisë Por edhe kombësive tjera, të cilat nga viti 2016 e deri tani ju është refuzuar pa të drejte gjyqi, e drejta për te qëndruar në Britani me partneret e tyre me pasaporta Europiane dhe janë kthyer forcërisht në vendet e tyre. Në këto kushte tani nuk do të jete kusht martesa me qytetarët e Bashkimit Europian. Sapo ligji të miratohet nga parlamenti britanik, aplikimet për rezidencë card të çifteve qe bashkëjetojnë, do te kenë të njëjtën të drejte siç kane në rastet me aplikimet për çiftet e martuara.
Me këtë rast dua të falënderoj avokatin e zyrës tone Sharif Khan dhe baristeren Grace Brown të Garden Court Chambers, për punën e bere për ta arritur një fitore të tille në kontekstin Europian për ndryshimin e ligjit Britanik për familjaret e qytetarëve të Bashkimit Europian qe jetojnë në Britani.
Naim Hasani Director Oliver & Hasani Solicitors”.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...