Ngujimi i studentëve, Elbasani dhe Durrësi i bashkohen protestës

Tuesday, 15 Janar 2019 10:23

Në një kohë kur studentë të universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete, paralelisht me ta protestojnë edhe kolegët e tyre të ‘Aleksandër Xhuvanit’ në Elbasan dhe ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës.

ELBASAN

Ndonëse në një numër të vogël, rreth 15-20 studentë kanë vijuar protestën, ndërkohë që nëpër auditore zhvillohet mësimi. Protestuesit iu bëjnë thirrje kolegëve të tyre që t’i bashkohen protestës, për plotësimin kështu të 9 kërkesave drejtuar qeverisë.

 
 

DURRËS

Studentët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor. Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanËeb’ se një ndër pikat kryesore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin. Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

“Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve.
Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin.
Procesi mësimor është shumë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.

 

Universiteti është i yni
Universitetin e bëjmë vet
Ligjet klienteliste nuk i pranojmë
Bashkohuni me studentët nesër në orën 07:00 pranë UAMD Ppitallë, kampus 2”, thuhet në njoftimin e studentëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...