Fitimet e sistemit bankar arritën në 16.8 miliardë lekë për 11-mujorin 2018

Tuesday, 15 Janar 2019 16:52

Sistemi bankar shqiptar i rriti fitimet edhe gjatë muajit nëntor, duke iu drejtuar mbylljes së një tjetër viti me rezultate të larta. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 11 muaj fitimi i përbashkët i bankave tregtare arriti në 16.8 miliardë lekë, nga 15.4 miliardë lekë që kishte qenë fitimi i 10 mujorit.

Vetëm në një rast sistemi bankar kishte regjistruar fitime më të larta për periudhën 11-mujore: ky rast ishte pikërisht viti 2017, kur për 11 muaj bankat fitonin mbi 20 miliardë lekë.

Në tërësi, sistemi është mjaft fitimprurës, por karakteristik është polarizimi në rritje i rezultateve. Fitimet gjithnjë e më shumë po përqendrohen në pak banka, ku rolin e “luanit” e luan banka më e madhe në vend, BKT, e ndjekur nga Raiffeisen.

Për bankat e tjera, fitimet, janë më të ulëta, madje, pothuajse gjysma e bankave janë me humbje, të paktën mbështetur në rezultatet e 9-mujorit. Kjo tregon se sistemi vazhdon të ketë sfida, sidomos të lidhura me ringritjen e kreditimit dhe me uljen e mëtejshme të raportit të kredive me probleme.

Portofoli i kredisë, në vlerë absolute, është pranë vlerave të vitit 2011, ndërsa në terma realë kredia ka prekur nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit.

Kredia po frenohet edhe nga zhvillimet strukturore në sistemin bankar, që po kalon një fazë shitblerjesh dhe konsolidimi. Numri i bankave ka rënë nga 16 në 14, ndërkohë që pritet të ulet në 13 gjatë këtij viti, pasi të jetë mbyllur blerja e Bankës Ndërkombëtare Tregtare nga Union Bank.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 18:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...