Monedhat e “Fontana di Trevi” – Debat për përdorimin e tyre mes kishës katolike dhe kryebashkiakes

Tuesday, 15 Janar 2019 17:00

Kryebashkiakja e Romës dhe kisha katolike ndodhen në konflikt mbi përdorimin e 1.5 milionë euro në monedha që hidhen çdo vit nga turistët në shatërvanin e famshëm “Fontana di Trevi”.

Që pre vitit 2001, paraja i është dhënë organizatës katolike të bamirësisë Caritas, për të financuar projekte që ndihmojnë të varfrit e Romës.

Megjithatë, kryebashkiakja populiste, Virginia Raggi, po kërkon që ta përdorë paranë në projekte të rinkonstruktimit për infrastrukturën e kryeqytetit italian.

Duke u quajtur “beteja e monedhave” në mediat italiane, Caritas ka luftuar ndaj rregullores së re nga Qeveria e Romës që synon t’i kanalizojë paratë ndaj një pale të tretë, që do t’i shpërndajë në fonde, si mirëmbajtja e monumenteve të shumta të qytetit.

“Paraja po merret nga më të varfërit”, shkruante Avvenire, e përditshmja italiane që lidhet me kishën katolike. Virginia Raggi ka thënë se është e irrituar nga toni i debatit, sipas Corriere della Sera.

Ajo ka thënë se një pjesë e parasë do të shkojë te organizata bamirëse, por jo e gjitha. Një anëtare e lëvizjes populiste 5 Yjet, Raggi është vënë nën presion për të trajtuar çështjet e mëdha të infrastrukturës në Romë.

Pavarësisht kësaj, shumë banorë janë të shqetësuar me vendimin për të marrë paranë që i është dhënë prej kohësh të varfërve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...