Foto /Lojtari i kombëtares se Irlandes se Veriut shëtit lakuriq në Belfast, akuzohet për....

Tuesday, 15 Janar 2019 18:15

Ndonjëherë ndodh që një futbollist në fushë të jetë vërtetë… i paturp. Çështja mbyllet aty, me ndonjë gjobë. Por nuk është rasti i Gavin Whyte, lojtarit të kombëtares irlandezo-veriore në kontratë me Oxford United. Për të, dënimi nga ana e klubit është vetëm fillimi i një historie që mund ta çojë në gjyq. Lojtarit i është dorëzuar çmimi “George Best” në vendin e tij, e kështu problemi nuk është në fushë, por jashtë, pikërisht pasi mori çmimin.

Sipas asaj që raporton The Sun, Whyte ka vendosur të festojë duke e tepruar me pijen, aq sa në një pikë të mbrëmjes e pa veten nëpër rrugët e Belfast, me pantallonat e mbathjet e ulura, i regjistruar në një video, që është bërë virale, ndërsa masturbohet. Veprim që nga ana ligjore ka vetëm një përcaktim: akte të pahijshme në vende publike. Çështja është se ky veprim është i ndëshkueshëm penalisht dhe policia irlandezo-veriore po vlerëson mundësinë për të fajësuar futbollistin e Oxford United.
Dënimin e parë në fakt e mori nga klubi, që nuk e ka përtypur ndodhinë dhe për Whyte ndëshkimi do të jetë shëmbullor. “Gavin është filmuar ndërsa bënte veprime shumë të papranueshme për një futbollist profesionist. Do të punojmë me të dhe me Faderatën Irlandeze për t’u siguruar që të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij”, shkruhet në komunikatën zyrtare. Por edhe trajneri i kombëtares ka lënë të kuptohet që Whyte do t’i duhet të presë ca për grumbullimet e ardhshme… “Veprimet e Gavin janë të papranueshme dhe Federata do të marrë masa, në mënyrë që ai të mësojë nga gabimet e tij”. Pra një natë shumë e keqe, për të cilën ndoshta vetëm Geroge Best do të ishte krenar për të..

best-1.jpeg

 

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...