Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Tuesday, 15 Janar 2019 22:40

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli.

Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të tij për një çështje gjyqësore që kishte lidhje me largimin e vajzës nga shtëpia.

Vajza, sipas Dalipit, ishte rrëmbyer nga burri i motrës së tij dhe mbahej në Levan të Fierit jashtë vullnetit të saj. Pas shumë thirrjeve për Policinë dhe Prokurorinë, erdhi arrestimi i Shpëtim Muharremit.

I akuzuari për pengmarrjen e vajzës u lirua në sallën e gjyqit, pasi vajza 17-vjeçare pranoi se ishte larguar me vullnetin e saj të lirë nga shtëpia.

Sipas vajzës, një gjë të tillë e kishte bërë pasi prindërit e martuan pa dëshirën e saj. “Babai më martoi me zor me një burrë tjetër, më çoi në Sarandë, ai më hoqi fëmijën. S’dua të flas me babain as nuk dua të iki”, tha vajza.

Kjo bëri që Gjykata të lirojë të arrestuarin Muharremi. Por, në përfundim të seancës, prindërit e vajzës shpërthyen në akuza për prokurorin.

“Morën vendim pa na pyetur fare ne si prindër. Çfarë është kjo drejtësi? Vajzën po e mbajnë me pahir. I kemi dhënë 1 milion Takut, prokurorit të çështjes, se na premtoi që do të na kthente vajzën”. Por, pavarësisht kësaj akuze publike, Prokuroria nuk nisi asnjë hetim ndaj Spartak Çoçolit në atë kohë.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 22:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...