Qumështi i baxhove jashtë kontrollit, me kova dhe bidona plastikë mblidhet nga fermerët (FOTOT)

Tuesday, 15 Janar 2019 20:48

Emisioni BOOM ka publikuar fakte mbi mënyrën se si bëhet grumbullimi i lëndës së parë nga ana e baxhove, në kundërshtim me ligjin “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi” në vendin tonë. Herët në mëngjes, fshatarët dalin me kova  bojrash, të mbushura me qumësht dhe presin furgonat e baxhove, mjete këto jofrigoriferike, ndryshe nga sa parashikon ligji.

I gjithë aktiviteti kryhet në informalitet të plotë. Baxhot blejnë me para në dorë, duke mos dhënë asnjë kupon tatimor. Çmimi i një litri qumësht varion nga 35-38 lekë. Teksa nga njëra anë fermerët e quajnë këtë çmim të ulët, nga ana tjetër ata shprehen të vetëdijshëm se nuk plotësojnë kushtet për formalizimin e këtij aktiviteti.
Sipas ekspertit Kristaq Jorgo, qumështi i marrë direkt nga fshatarët është jashtë kontrollit, pasi këta të fundit nuk plotësojnë kërkesat e ligjit:

Sipas tij, ambjenti ku mbahen kafshët dhe ai i mjeljes duhet të jenë të veçanta, fermeri duhet të jetë i pajisur me librezë shëndetësorë, enët duhet të jenë inoksi, ndërsa qumështi duhet të transportohet me mjete frigoriferike.
Duke ndjekur mjetet që bënë grumbullimin, BOOM zbuloi se baxhot që punonin me këtë qumësht si lëndë të parë, ishin vendosur në ambjentet ku pronarët kishin edhe shtëpitë e tyre, përkatësisht në Lezhë dhe Fushë Mamurras.
Qumështi i grumbulluar jashtë rregullave të përcaktuara në ligj si dhe funksionimi i baxhove në oborret e shtëpisë së pronarëve të tyre, cënon rëndë sigurinë ushqimore, veçanërisht atë të produkteve delikate të bulmetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...