Skandali/ Publikohet video, trafikanti Balili hipën në makinën e drejtorit Veliu, jo në atë të forcave speciale

Tuesday, 15 Janar 2019 22:45

Kjo video tregon pikërisht momentin e dorëzimit të Klement Balilit tek drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu. Sikurse shihet në pamjet që disponon Opinion.al i shumëkërkuari Balili ka mbërritur me një makinë fuoristradë në një zonë të pabanuar mes Delvinës dhe Finiqit.

Pasi makina ka hyrë në zonë, prej saj ka zbritur një person që udhëtonte me Balilin. Më tej mjeti ka vijuar rrugën për t’u ndaluar disa metra më pas, pranë disa godinave të pularisë, ku Ardi Veliu priste me një makinë së bashku me dy efektivë të tjerë policie, të cilët e kanë shoqëruar drejt Tiranës.

Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Ky i fundit ka deklaruar se ka qenë edhe negociator mes Klement Balilit dhe policisë për dorëzimin.

Klement Balili është shoqëruar drejt Tiranës nga Veliu dhe u dërgua në ambjentet e Komisariatit Nr.6, ku pas marrjes në pyetje u dërgua në Drejtorinë e policisë së Tiranës.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 22:48

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...