Pedagogët e Juridikut me studentët, kërkojnë rishikimin e VKM-ve të Ramës që cënojnë autonominë në Universitete

Saturday, 19 Janar 2019 12:16

Mrëmjen e sotme në mbështetje të studentëve ka dalë edhe stafi Akademik i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Pas 4 orësh diskutime, Asambleja e sotme e personelit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ka dalë me katër vendime lidhur me protestën e studentëve.

Pedagogët e “Drejtësisë” shprehin mbështetje për protestën e studentëve dhe dënojnë çdo lloj presioni ndaj tyre. Një nga katër vendimet, është rishikimi tërësor i VKM-ve të dala “pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare”.

Që pas ndryshimit të formës së protestës, duke kaluar te ngujimi në auditorë, fakulteti i Drejtësisë ka qenë një vatrat më të ‘nxehta’. Student të këtij fakulteti kanë qenë ndër të parët që janë ngujuar, duke kërkuar plotësimin e kërkesave.

Kërkesat

Në një njoftim për mediat nga “Fakulteti i Drejtësisë”, zbardhen edhe vendimet e marra:

“Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Drejtësisë të UT, në mbledhjen e datës 18.012019, pasi analizoi situatën e krijuar deklaron në mënyrë unanime se:

1. Mbështete protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.

2. Angazhohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit.

3. Kërkon rishikim tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.

4. I bënë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij”, thuhet në njoftim.

Modifikuar më Saturday, 19 Janar 2019 21:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...