Presidenti i Republikës takon shoqatën ‘Tirana’: Mbrojtja e vlerave kombëtare, prioritet madhor

Saturday, 19 Janar 2019 19:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim personalitete të shquara të shoqatës “Tirana”, Mjeshtrin e Madh të Sportit, Shyqyri Rreli, Prof. Ismail Demneri, Prof. Rruzhdi Keçi dhe Arben Tafaj.

Presidenti Meta duke shprehur konsideratat më të larta për komunitetin tiranas, vlerësoi rolin e kësaj shoqate në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar e në veçanti për promovimin e traditave qytetare, vlerave historike dhe pasurisë së spikatur etnokulturore të kësaj treve.

“Vlerësoj lart përkushtimin, pasionin dhe punën e shkëlqyer që shoqata ‘Tirana’ ka kryer për promovimin e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të kësaj treve. Këto përpjekje duhet të mbështeten më shumë në mënyrë që të forcojmë rrënjët tona dhe ndjenjat e atdhedashurisë. Të duam vendlindjen dhe të parët tanë, të ruajmë traditat dhe t’i pasurojmë ato, që të vazhdojmë të jemi krenarë për atë trashëgimi të vyer që na kanë lënë të parët, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të jenë krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, - theksoi Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Tirana”, pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre kulturor e patriotik, e falënderuan për vëmendjen e treguar ndaj vlerave kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...