“Çika e Tropojës”, sot 70-vjetori i lindjes së Fatime Sokolit

Hënë, 18 June 2018 19:21

Këngëtarja popullore, Fatime Sokoli radhitet ndër emrat më të njohur dhe më meritorë të interpretimet të këngëve të zhanreve të ndryshme popullore, por mbi të gjitha për këndimin tërë pasion të këngëve të trimërisë, këngë të cilat kishin për qëllim mobilizimin kombëtar të masave shqiptare. E lindur, e edukuar dhe e rritur në një ambient kur pushteti popullor kishte filluar arsimin masiv dhe përkujdesjen për popullin, talenti i saj ra në sy të njerëzve, që kishin marrë përsipër emancipimin e femrës shqiptare, shkollimin dhe hapjen e perspektivës për gjininë e shtypur e të keqtrajtuar gjatë shekujve të gjatë të robërisë dhe Kanunit të egër të Maleve, i cili femrën e trajtonte si “shakull për të bajtur”. Në kushte dhe rrethana të tilla doli në sipërfaqe talenti i saj dhe iu hapen dyert drejt arsimimit, edukimit muzikor e pedagogjik.

Fatime Sokoli u lind 70 vjet më pare, në fshatin Dragobi të Tropojës, më 18 qershor të vitit 1948. Fatime Sokoli është shfaqur para publikut në moshën e saj 12 vjeçare dhe që atëherë ishte vërejtur talenti i saj i pashoq, zëri i thekshëm ashtu si jehona e maleve të Dragobisë, pastaj përkushtimi i saj për këngët e trimërisë dhe për instrumentet popullore, bënë që ajo për asnjë çast të mos i ndahej këngës. Në përvjetorët e rënies së atdhetarit, Bajram Curri banorët liridashës të kësaj ane mblidheshin çdo vit në vendin ku ka rënë heroi, te Shpella e Bacë Bajramit. Aty malësorët organizonin aktivitete të ndryshme tematike e kulturore. Në atë kohë, në një skenë të improvizuar buzë shpellës, doli Fatime Sokoli, e veshur si djalë me çifteli në dorë dhe këndoi një këngë për Bajram Currin. Të gjithë pjesëmarrësit u habitën nga zëri dhe nga melodia që nxirrnin tingujt e çiftelisë. Por më të hutuar ngelën pjesëtarët e familjes, të cilët nuk e kishin dëgjuar kurrë të këndonte Fatimen e tyre. Ajo kishte arritur të mësonte vetë t'i binte çiftelisë dhe atë ditë u bëri një surprizë të gjithëve. Fatimeja jo vetëm që i habiti të gjithë me talentin e saj, por theu edhe një tabu. Ajo ishte malësorja e parë që këndonte dhe i binte çiftelisë, në atë moshë aq të re.

Prej atij momenti, Fatime Sokoli kishte pushtuar publikun në radhë të parë, sepse këndonte bukur dhe interpretonte me virtuozitet çiftelinë, por edhe sepse si vajzë e re paraqitja e saj ishte diçka e re, e pazakontë. Sa herë organizoheshin festa ose nëpër gëzime familjare, Fatime Sokoli këndonte në odat e burrave dhe ajo këndonte dhe i binte çiftelisë, më pas ajo u bë pjesë edhe e Ansamblit Popullor të rrethit të Tropojës.  Duke e parë talentin e saj të lindur për këngën autoritetet e Tropojës e dërguan për vazhdimin e shkollimit në kryeqytetin e Shqipërisë. Fatime Sokoli regjistrohet në liceun artistik "Jordan Misja", në Tiranë dhe pas përfundimit të shkollës u kthye në Tropojë. Ajo filloi punën si mësuese e muzikës, ndërkohë që ishte edhe anëtare e Ansamblit Popullor të Rrethit të Tropojës. Gjatë kësaj kohe, ajo mori pjesë në të gjitha festivalet kombëtare të Gjirokastrës, ku edhe iu akorduan një numër të madh çmimesh.”

Njëherë, në një koncert në Prishtinë disa serbë fikën dritat e sallës ku ajo po këndonte. Por, ajo nuk e ndërpreu këngën, vazhdoi të këndonte, ndërkohë disa spektatorë atje hoqën bluzat dhe u vunë flakën në mënyrë që të bëhej dritë. Këngët e saj ishin nga më të pëlqyerat edhe në emisionin e Radio Tiranës, "Për bashkatdhetarët tanë jashtë atdheut". Në këtë emision, kërkesat për këngët e saj ishin të shumta dhe ishin në vend të parë. Dashurinë që kishin për Fatimen shqiptarët e diasporës e shprehën edhe kur ajo vdiq. Pasi në shtëpinë e saj nuk munguan të vinin letra dhe mesazhe të panumërta ngushëllimi. Por gjënë më të bukur e kanë bërë disa shqiptarë nga Zvicra, të cilët sollën një si sixhade nga ato që vareshin në mur, copë e madhe gati 4 metra katrorë, ku ishte e qëndisur portreti i saj duke i rënë çiftelisë.

Mirëpo Fatimeja kishte kohë që vuante nga veshkat, derisa sëmundja kaloi në azotemi. Duke qenë se në atë kohë ajo gëzonte statusin, "Artiste e Merituar", u dërgua për shërim jashtë vendit, por nuk u arrit që të shërohej. Pas kthimit në vend dhe pas një trajtimi të gjatë mjekësor, edhe pse ishte e sëmurë vazhdoi të këndonte dhe të merrte pjesë në koncerte të ndryshme, derisa pas disa muajsh u detyrua të shtrohej në spitalin e Tiranës. Pas një qëndrimi dhe mjekimi prej disa muajsh, gjendja e saj nuk u përmirësua, por u rëndua edhe më keq. Unë isha i ri në atë kohë dhe mbaj mend që kur shkoja për ta vizituar, ajo bënte gjithmonë shaka dhe ishte shumë e fortë. Mjekët thoshin se ajo nuk stepej nga sëmundja dhe e mbante gjallë me humor gjithë pavijonin ku ajo ishte shtruar. Duke parë që gjendja u bë edhe më keq, edhe ajo dëshironte të kthehej në vendlindje, kështu u bë e mundur nxjerrja nga spitali dhe sjellja me helikopter në Tropojë. Vetëm një ditë pasi kishte ardhur, ajo vdiq, më 8 qershor 1987.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 19:24

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...