30 vjet pa Marie Logorecin, ikonën e Teatrit Kombëtar

Tuesday, 19 June 2018 11:54

30 vjet më parë, u shua në vilën e saj, nga një atak kardiak, në moshën 68-vjeçare, aktorja e shquar e skenës dhe ekranit, “Nderi i Kombit” Marie Logoreci. Sot, në kulmin e debateve për shembjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar, është dita të kujtojmë njërën prej këtyre figurave të shquara të këtij teatri dhe në nderim e respekt të artit dhe mjeshtërisë së tyre është mirë që ai tempull të ruhet e të konceptohet si një muze për figura të tilla që nuk i vijnë më skenës shqiptare. Pikërisht në atë skenë, në atë teatër, për mëse tre dekada, Marie Logoreci mishëroi personazhet më të fuqishme të teatrit, përjetoi dramat e tragjeditë më të mëdha dhe dhuroi emocionet më të fuqishme, së bashku me atë plejadë të shquar kolegësh që sot janë lavdia dhe krenaria e artit tonë skenik.

Marie Logoreci u lind më 23 shtator të vitit 1920 në Shkodër. Ajo u largua nga Shkodra në vitin 1937, në moshën 17 vjeçare, duke marrë me vete nga familja përveç frymës atdhetare, talentin, dashurinë për folklorin, mandolinën e saj dhe emrin e shkurtër Tushi që e shoqëroi gjatë gjithë jetës në familje e të afërm. Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante ne teatrin e shkollës vizatonte dhe këndonte. Ne vitin 1945 ajo filloi te këndoje ne Radio Tirana dhe në koncerte qe jepeshin ne qytete te Shqipërisë si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit Përgjithshëm i Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e Teatrit ishte Elmira në komedinë “Tartufi” të Molierit. Filmi i pare ku mori pjese ishte bashkëpunimi ruso-shqiptar, “Skënderbeu”. Rruga e saj skenike kaloi me përpjekje, por me kënaqësinë, e përmbushjes së pasionit dhe suksesit. Por kjo rrugë u pengua nga vështirësitë familjare nga vdekja e të shoqit Kolës dhe detyrimet që e vetme t’i plotësonte gjithçka të birit ë që ai në atë kohë të formimit të personalitetit e karakterit të mos ndjente zbrazëtinë që normalisht shkakton mungesa e njërit nga prindërit.  Maria ishte shumë sistematike, gjithmonë e ngarkuar me punë por gjente kohë që të merrej me kopshtin, me lulet e shumta, me pëllumbat, qentë e macet, të gatuante, të përgatitej për shfaqjen të lexonte apo dëgjonte muzikë. Nuk thoshte kurrë "u lodha". Gjithmonë e shihje t’i bënte gjërat shpejt, plot energji e temperament, sa dhe kur ecte dukej sikur vraponte. Kishte një kujtesë që të mahniste, ajo mbante mend vargjet e legjendave tona, faqe të tëra nga Iliada e Odisea, siç mbante mend tekstet e shfaqjeve që ishin dhënë 30 vjet më parë. Me punën e saj krijuese Marie Logoreci na ka dhënë një galeri të pasur figurash që nuk harrohen për skalitjen me mjeshtri, për forcën shprehëse e realizmin. Gama e roleve të interpretuara nga Maria është e gjerë dhe e pasur në tipa e karaktere të afërt e të kundërt. Mjeshtëria interpretative dhe forca e saj emocionale janë shtrirë që nga anët më të ndritshme të shpirtit njerëzor deri në skajet më të errëta.

Kujtojmë Alisa Lengton, borgjezen kapriçoze, konservatore, të kamufluar e raciste te Rrënjët e thella, Kristina Padera, hipokriten e djallëzuar, kreun e komplotistëve tek Komploti i të dënuarve, Gertruda, mbretëreshën që lufton me vetveten pa rrugëdalje te Hamleti, Fatimja, gruan e regjur me intrigat e oborrit, sa servile aq arrogante, te Halili dhe Hajria, Bernarda Alba, gruan e zezë me fuqi të ftohtë e tronditëse. Kush e ka parë, nuk u emocionua e nuk fshiu një lot të fshehtë nga interpretimi i Maries në Loken te Toka jonë. Kështu në veprat e Shekspirit, Molierit, Lorkës, Gorkit etj., si dhe në veprat kombëtare të Kolë Jakovës, Ndrekë Lucës etj., numri i personazheve të interpretuara dhe numri i madh i figurave artistike të krijuara nga ajo, na japin në tërësi portretin e plotë të kësaj artisteje të shquar. Në filmin artistic shqiptar interpretoi 15 role. Portreti i saj është veçanërisht shprehës, me tipare të qarta individuale, me ngjyrim të veçantë, me një harmoni të papërsëritshme të brendshme e të jashtme. Karakteri dramatik, ekspresiviteti i lëvizjeve dhe tipareve, temperamenti i flaktë, kanë gjetur shprehje të plotë në të gjithë qënien dhe në vokalin e saj. Ajo di t’i imponojë spektatorit figurën artistike me të gjitha mjetet e arsenalit të saj aktoresh që nga pasuria intonative e zërit, deri te natyra dinamike e ekspresive e tipareve. Ajo ka arritur ta njohë deri në virtuozitet forcën akustike të zërit dhe veprimin e saj mbi spektatorin.

Marie Logoreci ka mbetur në kujtesën e atyre që e kanë njohur ashtu siç ka qenë, e qeshur, e thjeshtë, e sinqertë, e gjallë e plot jetëë një grua me njohuri të gjithanshme me të cilën kishe dëshirë të bisedoje për çdo gjë e të kërkoje një mendim, një këshillë. Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e lartë “Artiste e Popullit” dhe me rastin e 95-vjetorit të lindjes u nderua me titullin e lartë “Nder i Kombit”.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...