Drama psikologjike “Unë si ti” përfundon xhirimet në Sarandë

Tuesday, 14 August 2018 19:24

“Unë si ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova. Me skenar nga Luan Kryeziu në filmin “Unë si ti” në rol kryesor Najada Elmazi që interpreton rolin e Jonës, Jetmiri interpretohet nga Lulzim Zeqja, psikologia nga Mariana Kondi, kujdestarja nga Eva Murati. Aktorë të tjerë në film janë dhe Daljana Sejdia ,Teuta Krasniqi, Anastas Nika, Erindi Bejko, etj. Bashkëregjisore dhe aktore këtë herë në filmin “Unë si ti” Najada Elmazi vlerëson jo pak bashkëpunimin me regjisorin nga Kosova Luan Kryeziu. Në reagimin e saj Elmazi flet për filmin, që këtë sjell një dramë psikologjike, ku tregon se në qendër është jeta e një çifti dhe pamundësia për të pasur fëmijë. “Filmi është një dramë psikologjike, ku në qendër është jeta bashkëshortore e një çifti të cilët nga pamundësia për të lindur një fëmijë biologjik kërkon të adaptojnë një fëmijë të jetimores. Këtu fillojnë përplasjet ndërmjet tyre. Ngjarjet zhvillohen në Sarandë dhe Tiranë”, pohon Najada Elmazi. Bashkëregjisore dhe aktore Elmazi tregon se xhirimet janë zhvilluar gjatë këtij sezoni vere në Sarandë dhe filmi nuk është më metrazh të shkurtër, por i gjinisë Omnibus. “Saranda është qyteti ku unë jetoj dhe menduam të promovojmë turizmin e Shqipërisë meqenëse filmin po e përgatisim për festivalet ndërkombëtare. Ndërkohë filmi nuk është me metrazh të shkurtër, por i gjinisë Omnibus , ku tre linja veprimi zhvillohen paralelisht në të njëjtën kohë. Kamera nga Agron Kryeziu dhe produksioni është nga Kosova””, vijon më tej për filmin Najada Elmazi. Prodhim nga “IliriaFilm Kosovë” në filmin me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu, asistent është Abdullah Bajrami.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...